Reklamë I Love Orange

Shefi i Komisariatit Delvinë Agim Troci sakrifikon veten për të shpëtuar një fëmijë nga flakët

Shefi i Komisariatit Delvinë Agim Troci sakrifikon veten për të shpëtuar një fëmijë nga flakët

Një akt heroik që ka prekur zemrat e gjithë komunitetit ka ndodhur në fshatin Kopaçez, Delvinë, ku prej dy ditësh zjarret po përpijnë gjithçka përpara. Shefi i Komisariatit të Delvinës Agim Troci, ka rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar nga një banesë që kishte marrë flakë.

 

Në kulmin e flakëve, kur të gjithë prisnin ndërhyrjen e zjarrfikësve, z. Troci ka hyrë në banesën e rrethuar nga flakët, pa u menduar dy herë, për të nxjerrë të miturin që ndodhej ende brenda. Pavarësisht rrezikut të jashtëzakonshëm, ai arriti ta shpëtojë fëmijën, por vetë pësoi djegie të shumta në fytyrë, në duar dhe në këmbë.

Menjëherë pas aktit të guximshëm, Agim Troci është transportuar me helikopter drejt Spitalit Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë, ku po merr ndihmën e specializuar mjekësore. Gjendja e tij paraqitet e stabilizuar, por plagët e sakrificës mbeten të thella.

Ndërkohë, situata në fshatrat e Delvinës vazhdon të jetë kritike. Zjarri, që ka shpërthyer dy ditë më parë, ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme dhe ka shkaktuar dëme të mëdha.

Ky akt vetmohimi i Agim Trocit është një dëshmi e rrallë e guximit dhe përkushtimit për detyrën, duke treguar se në kohë të vështira, janë individët e zakonshëm që bëjnë veprime të jashtëzakonshme.

Në Delvinë, qytetarët, autoritetet dhe kolegët e tij kanë shprehur mirënjohjen më të thellë për këtë akt heroik. Agim Troci nuk është vetëm një shef komisariati – sot ai është një hero i vërtetë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

22 Nëntor 2026 15:44
Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

21 Nëntor 2026 19:45
I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

21 Nëntor 2026 10:46
Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

21 Nëntor 2026 10:15
Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

20 Nëntor 2026 14:48
Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

20 Nëntor 2026 13:47