Humb ekuilibrin dhe rrëzohet në mal, bariu transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës

Humb ekuilibrin dhe rrëzohet në mal, bariu transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës. Një 69-vjeçar nga fshati Shalës ka mbetur i plagosur rëndë pasi u rrëzua teksa ndodhej në mal me bagëtitë e tij.

 

 

Sipas burimeve, Ismet Domeri po kulloste bagëtitë në një zonë malore, kur dyshohet se, për shkak të temperaturave të larta, humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.
69-vjeçari është gjetur nga persona që ndodheshin në zonë, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës. Fillimisht ai u transportua në Spitalin e Sarandës, ku mori ndihmën e parë mjekësore.

 

Burime spitalore bëjnë me dije se i dëmtuari kishte pësuar trauma të rënda në kokë dhe në kraharor. Për shkak të gjendjes së tij, mjekët vendosën transferimin me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë trajtim të specializuar.

 

Shkaku paraprak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë humbja e ekuilibrit, e favorizuar nga temperaturat e larta, ndërsa rrethanat e plota të incidentit mbeten në verifikim. Saranda Web 

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari
Lexoni më shumë
Rama: Vitin tjetër nafta do të ulet me 32 lekë për litër, taksa e qarkullimit do të kalojë te makina
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.