Homazh për maturanten ANA LUIZA

19/03/1913:03

Shperndaje:


Homazh për maturanten ANA LUIZA – Nga Hamit TAKA

Unë, njeriu i sertë, që flas pak e dukem i paepur, dorëzohem e derdh lotë edhe për një zogth që ka rënë nga çerdhja ende pa iu rritur krahët për të fluturuar. Por, kur pashë në Facebook portretin e Ana Luizës, shoqëruar me shkrimet e shokëve e shoqeve të saj aq të dhimbshme e trishtuese, po aq të pabesueshme për mua, nuk lotova, por kalova në një gjëndje ngrirjeje, si i thonë, gjëndje shoku. Tronditëse!

Unë e njihja këtë vajzë. Ishte maturante sivjet. Ajo kishte gjithçka që i do zemra një të riu. Ishte e shëndoshë, e hijshme, gazmore, kurajoze, e shkathët dhe mjaft e gjallë në komunikim. Ishte e spikatur midis shokëve me humorin e këndshëm, me vështrimin e mprehtë e buzagazin e saj tërheqëse. Në një takim në Gjimnazin Qazim Pali të Borshit në muajin e letërsisë ajo më kishte bërë pyetje majft interesante, që i jepnin gjallëri bisedës dhe mua më bënte më të hapur me bashkëbisëduesit. Prania e saj gjithmonë e zbukuronte grupin.

Dhe, për çudi, pas asaj gjëndjeje tronditëse, nuk më ikën lotë, por më lindi pyetja: Ç’është jeta? Çfarë kuptimi ka jeta? A është i drejtë Zoti që këput një lule nga lëndina e lë lisa me zgërbonja rrënjëkalbur? Si mund të ndahet nga grupi krejt pa pritur një e re plot vitalitet, e të lërë atje një vend bosh, që asgjë nuk mund ta zëvendësojë?! Më besoni se miliona njerëz në pragun e vdekjes, mendojnë: «Ah, sikur të mund të jetoja edhe një herë nga fillimi! Do të kisha jetuar krejtësisht ndryshe!» Është gjë e lehtë që një nxënës të blejë një fletore të re e t’ia nisë edhe një herë prej fillimit, kur nuk ka punuar mirë me të e mësuesi ia ka mbushur me shënime, por kjo nuk është e mundshme me jetën! Nuk mund ta zëvendësosh shoqen e klasës, një pjesë të zemrës sate…

E mrgjithë atë, me shpirt e me zemër dua t’u shpreh ngushëllimet më të thella e të sinaqerta familjes së saj, shokut të saj, që nuk e njoh dhe e di që vuan shumë, shokëve të klasës, të shkollës e mësuësve të saj! Me siguri Zoti do ta mbaj nën syrin e Tij! 
E pamundur të harrohet kujtimi i saj…


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

HUNDECOVA, misteri i pazbardhur i braktisjes së fshatit – VIDEO
Fermerët e Sarandës nën presion, kostot e larta dhe problemet me eksportin godasin prodhimin vendas
Roal Food kërkon Ekonomiste, Agjent Shitje dhe Punëtor magazine në Sarandë
RISTORANTE ITALIANO në Sarandë kërkon Kamarier/e dhe Punonjëse Pastrimi
Restorant LIMANI në Sarandë kërkon Kamarier Bari dhe Kamarier Restoranti
Saranda edhe këtë vit me mësim me dy turne, premtimi për Eko Kampusin mbetet në letër

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.