ALIKO: Homazh 4 Martirëve të Demokracisë në 25 – vjetorin e vrasjes

12/12/1520:31

Shperndaje:

4 djemtë nga Aliko, që më dhjetor të 1990 u ekzekutuan në kufi, në kërkim të lirirsë së munguar në diktaturë, janë përkujtuar me nderime paraditen e sotme.

Familjarë, banorë, autoritete vendore, dhe të ftuar u bënë atyre homazh… Duke vënë kurora me lule tek Monumenti në nderim të veprës që u kushtoi jetën, 25 vite më parë.

Në qendër të komunës Aliko është përkujtuar dhe janë nderuar sot 4 djemtë e rënë në kufi… Më dhjetorin e 1990, 25 vite më parë, në tentativën për të kapërcyer murin e diktaturës… Që mbante të izoluar Shqipërinë e atyre viteve nga bota.

Me këtë rast në sheshin “Qipro” të Alikos nga organizata politike “Omonia” dhe bashkia Finiq u organizua një ceremoni nderimi… Me pjesëmarrjen e familjarëve të djemve të vrarë në kufi. Merrte pjesë edhe konsulli grek në Gjirokstër, Vasilis Tolios… Deputeti i Syrizës, në Janinë, Jani Karajani… Kryetari i Omonia-s, Leonidha Papa… Kryetari i Partisë MEGA, Kristaq Kiço… Deputeti i PS, Andrea Marto… Kryetari i bashkisë Finiq, Leonidha Kristo… Nëkryetari i PD, Sarandë, Vesel Koçiu etj. Përpara monumentit u përkujtua ngjarja e vrasjes në kufi të katër djemve nga Alikua: Thimjo Masho, Ajdhon Rafti, Thanas Koçi e Vangjel Mitro. të shpallur me dekret presidencial “Martirë të Demokracisë”.

Ceremoninë nderuese e drejtoi kryetari i bashkisë së Finiqit, Leonidha Kristo. Të gjithë ata që e morën fjalën folën në gjuhën greke. Si sot para 25 – vitesh, janë vrarë barbarisht nga ushtarët e kufirit të athershëm 4 – djem të kësaj zone. Ne do t’i kujtojmë përherë. Ata janë një simbol i luftës për liri dhe demokraci, tha Kryetari i Partisë MEGA, Kristaq Kiço


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas denoncimit në Saranda Web, trupi i Isa Rexhepaj niset me ambulancë për autopsi
Vazhdon kriza në Qafë Botë, Vasil Llajo: Jam në komunikim të përditshëm, dogana greke do shtojë staf
Parku Kombëtar i Butrintit hap aplikimet për Punëtorë Mirëmbajtje
Ice Roll Ksamil kërkon Kamariere, Ndihmës kamariere dhe Hostes. Ofrohet akomodim
Don Peppe Pizzeria kërkon të punësojë Picajol dhe Kamarier
Restorant Sophra në Sarandë kërkon të punësojë Kamarier dhe Ndihmës Kamarier

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.