Dosier/ Revolta antikomuniste në Aliko më 12 dhjetor 1990


 Ishte 12 dhjetori i vitit 1990, periudha e arratisjeve sporadike. Katër të rinj nga fshati Aliko i Sarandës, Thimjo Masho, Thanas Koçi, Ajdhon Rafti dhe Vangjel Mitro në përpjekje për të kaluar kufirin në Ciflik të Konispolit, pas nje shkëmbimi zjarri me ushtarët e kufirit, mbeten të vrarë. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë edhe një nga ushtarët e post.
Pas vrasjes së katër të rinjve, me urdhër të drejtuesve të Degës së Punëve të Brendëshme të Sarandës u ndalohet të afërmve të tërheqin trupat e bijve të tyre nga vendi ku ishin vrarë dhe masakruar. Atëherë banorë të fshatit Aliko me hunj, sopata e mjete të tjera nëpër duar nisen drejt fshatit Shkallë. Atëherë përballë kësaj situate të rëndë të krijuar ku disa dhjetëra vetë demonstrojnë hapur kundër pushtetit forcat e Degës së Punëve të Brendëshme tërhiqen dhe lejojnë marrjen e trupave të të vrarëve prej njerëzve të tyre. Të nesërmen e ditës fatale për katër djemtë banorët e Alikos por edhe të fshatrave përreth me katër arkivolët mbi supe nisen nga fshati i tyre për të demonstruar në qytetin e Sarandës. Përshkuan me këmbë nga Aliko deri në Qafën e Gjashtës afër Sarandës. Kolonës së gjatë të njerëzve u prinin arkivolët me trupat e të rinjve të vrarë. Por në Qafën e Gjashtës, në hyrje të qytetit të Sarandës u rreshtuan forca të policisë, efektiv i Degës së Punëve të Brendëshme dhe forca të ushtrisë, të dislokuara brenda qytetit. Për të përhapur panik në qytet nga Komiteti i Partisë së Rrethit filloi të thuhej : “Fshtarët e Alikos duan të shkatërrojnë qytetin” , “ pas tyre fshihet armiku i klasës dhe ai i jashtëm “. Situata e krijuar bëri që punonjësit e sigurimit dhe të Komitetit të Partisë së rrethit të mobilizonin me forcë punonjësit e ndërmarrjeve krahas forcave të tjera të armatosura. Ish sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit të Sarandës, Syrja Dosti arriti të dilte nga qyteti dhe u strehua në tunelin vend – komandë në zonën malore Vergo – Delvinë, që ishte i planifikuar të përdorej në raste të jashtëzakonshme. Që andej ai në rolin e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura për Sarandën drejtonte gjithë operacionin. Në Qafën e Gjashtës filloi përleshje midis forcave të armatosura dhe turmës së ardhur nga Alikua. Filluan të qëllojnë me armë zjarri për të trembur turmën dhe nga këto goditje plagoset rëndë njeri nga të rinjtë, Dhimitër Mano, i cili ishte duke mbajtur në supe arkivolin e njerit prej bashkëfshatarëve të tij. Turma e irrituar kërkonte të hapej rruga për të shpurë të plagosurit në spital, gjë e cila u hap pas shumë e shumë përpjekjesh. Atëherë pas dhunës së ushtruar në turmën e aliqotëve, ata, banorët, u detyruan të ktheheshin në fshat për të varrosur djemtë e tyre të vrarë në kufi.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.