Historia e Organizimit të Veprimtarive Artistike dhe Pjesëmarrjes në Olimpiadat Teatrale të Gjimnazit “Hasan Tahsini” Sarandë

24/02/2515:52

Shperndaje:

Historia e Organizimit të Veprimtarive Artistike dhe Pjesëmarrjes në Olimpiadat Teatrale të Shkollave të Mesme të Gjimnazit “Hasan Tahsini” Sarandë

 

Thirrje për Ish-Nxënësit e Gjimnazit:

 

Duke qenë se jemi në përgatitjen e një libri ku do të pasqyrohet e gjithë veprimtaria kulturore që ka zhvilluar gjimnazi “Hasan Tahsini” ndër vite, i ftojmë të gjithë ish-nxënësit e kësaj shkolle që kanë marrë pjesë në këto aktivitete ose kanë informacion mbi to, të na ndihmojnë duke na kontaktuar. Gjithashtu, nëse disponojnë foto të ndryshme nga këto aktivitete, do të ishim mirënjohës për ndarjen e tyre.

 

Historia e Organizimit të Veprimtarive Artistike dhe Pjesëmarrjes në Olimpiadat Teatrale të Gjimnazit "Hasan Tahsini" Sarandë

 

Në listën e shumicës së dramave të organizuara ndër vite mungojnë emrat e nxënësve që kanë interpretuar. Për këtë arsye, çdo informacion nga ish-nxënësit do të ishte shumë i vlefshëm.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin!
Xhorxhi Vasili, Vangjel Agora

 

Gjimnazi “Hasan Tahsini” dhe Veprimtaritë Artistike

 

Gjimnazi “Hasan Tahsini” në qytetin e Sarandës u çel më 1 shtator të vitit 1960. Që në hapat e para, kjo shkollë u përqendrua në dy shtylla kryesore: mësimin dhe edukimin, duke i trajtuar ato si të pandara nga njëra-tjetra. Një nga elementët kryesorë të jetës shkollore ishin veprimtaritë artistike dhe kulturore, të cilat nisën të zhvilloheshin paralelisht me veprimtaritë sportive.

 

Drama “GURËT E KRESHANËS” u ngjit në skenë në vitin 1976. Pjesemarrës: Fatmir Sulo , Violeta Ahmeti, Alqi Tulo, Anastas Jovani, Janulla Stamati, Grigor Papa, Natjenka Misha, Vasillaq Stefani, Liljana Rumani, Kristo Çakuli, Flamur Kaziu, Fadil Osmani, Viron Kumiu, Kastriot Dine, Hektor Stefani, Adriatik Kaçupi, Ylli Kasaj, Thoma Thomagjini, Agron Hoxha, Vasil Leka, Vasil Mitro, Kosta Kalcuni

 

Në fillim, këto veprimtari nuk ishin në nivelin e duhur, për shkak të mungesës së elementëve me prirje artistike, por me kalimin e viteve, numri i nxënësve të talentuar u rrit, duke sjellë një gjallërim të jetës kulturore në shkollë dhe në qytet. Një rol të veçantë në këtë zhvillim luajtën mësuesit e përkushtuar, të cilët, përveç angazhimit në mësimdhënie, aktivizoheshin edhe me grupet artistike të Shtëpisë së Kulturës së rrethit.

 

Në vitin 1968, kori i Ansamblit të Shtëpisë së Kulturës, i drejtuar nga kompozitori i njohur Limos Dizdari, përfshiu në përbërje të tij shumë nxënës të gjimnazit dhe disa mësues. Ky ansambël u shpall fitues në konkurrimin kombëtar të zhvilluar në qytetin e Vlorës, duke zënë vendin e parë.

 

Epoka para gjygjit,në Tiranë.

 

Pjesëmarrja në Olimpiadat Teatrale

 

Gjimnazistët e “Hasan Tahsinit” kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e jetës kulturore në Sarandë, duke marrë pjesë në aktivitete artistike dhe duke krijuar një traditë të spikatur në teatrin shkollor. Në vitin 1965, regjisori Dhimitraq Lepuri vuri në skenë dramën “Mbretëresha e Akullit” të Hans Christian Andersen, ku spikatën nxënësit Josif Papagjoni, Irakli Beka, Shpëtim Idrizi, Shkëndije Kaçupi, Tatjana Veliu, Neli Aloçi, Qirjako Lula, Agim Papadhima dhe të tjerë.

 

Esrada SARANDË Punë dhe Mësim

 

Në fillim të viteve ‘70, nisën të organizoheshin Olimpiadat Teatrale të Shkollave të Mesme në rrethin e Sarandës, ku trupa e estradës së gjimnazit spikati me sukses. Në vitet 1973 dhe 1974, gjimnazi prezantoi numrat e estradës “Në oborrin e shkollës” dhe “Punë, mësim, kalitje”, me tematika që i bënin jehonë jetës shkollore dhe angazhimit rinor.

 

Dramat dhe Komeditë e Skenuara

 

Nga viti 1974 e deri në vitin 2018, nxënësit e gjimnazit “Hasan Tahsini” kanë vënë në skenë një sërë dramash dhe komedishë të njohura, si:

 

“Mulliri i Kostë Bardhit” (1974)

“Lindje në shtrëngatë” (1975)

“Gurët e Kreshanës” (1976)

“Vëllezërit” (1977)

“Shtëpia në rrugicë” (1979)

“Baca e Gjetajve” (1980)

“Shoku Niqifor” (1981)

“Kur çelin mimozat” (1983)

“Ti prap do kthehesh” (1985)

“Pallati 176” (1986)

“Mësuesi i Letërsisë” (1987)

“Pas provimit të fundit” (1988)

“Përtej grilave” (1989)

“Maturantët” (1990)

“Kushqit janë të ngrirë” (1991)

“Fejesa” – A.P. Çehov (1995)

“Epoka para gjyqit” (2018)

 

Gjatë gjithë këtyre viteve, të rinjtë e kësaj shkolle kanë qenë baza e veprimtarive artistike të qytetit të Sarandës, duke marrë pjesë në festivale muzikore, ansamble folklorike, konkurse letrare dhe aktivitete të tjera kulturore.

 

 

Thirrje për Ish-Nxënësit dhe Kontributin e Tyre

 

Për të dokumentuar sa më saktë këtë traditë të pasur, ftojmë të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këto aktivitete ose kanë informacione mbi emrat e aktorëve të përfshirë, të na kontaktojnë. Çdo kujtim, fotografi apo informacion do të ndihmojë në pasurimin e historisë së artit skenik në gjimnazin “Hasan Tahsini” dhe në qytetin e Sarandës.

 

Ju falënderojmë paraprakisht për ndihmën tuaj në ruajtjen e kësaj trashëgimie të çmuar kulturore!

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Vija të verdha dhe motora kudo – Këshilli Bashkiak debat për parkimet në Sarandë – VIDEO
Plagosja e 17-vjeçarit në Sarandë, babai: Ka qenë një autor i dytë, të kapet nga Policia
Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë – 28 Mars 2025
Mini Invest Albania kërkon Agjent Shitjesh në Sarandë
Dyqani MICKEY MOUSE në Sarandë kërkon të punësojë Shitëse
Kapet kokainë me vlerë 6 milionë euro, 2 qentë i bëjnë ‘gjëmën’ karteleve të drogës

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.