Hiqen sinjalistikat e parkimeve të zaptuara në Sarandë, aksion në disa rrugë të qytetit

18/12/2516:46

Shperndaje:

Hiqen sinjalistikat e parkimeve të zaptuara në Sarandë, aksion në disa rrugë të qytetit

 

Në Sarandë është zhvilluar sot një aksion për lirimin e hapësirave publike të parkimit, pas konstatimit të disa rasteve të zaptimit të paligjshëm të tyre. Ndërhyrja është kryer nga Policia Bashkiake në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike.

 

 

Hiqen sinjalistikat e parkimeve të zaptuara në Sarandë, aksion në disa rrugë të qytetit

 

Sipas njoftimit zyrtar, aksioni është shtrirë në disa rrugë të qytetit, ku është hequr dhe në disa raste edhe sekuestruar sinjalistika horizontale dhe vertikale e vendosur pa leje. Këto parkime rezultonin të ishin privatizuar në mënyrë të paligjshme, kryesisht nga individë, por edhe nga subjekte tregtare, pa autorizimin përkatës nga institucionet bashkiake.

 

Autoritetet vendore bëjnë me dije se kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, duke theksuar se zaptimi i hapësirave publike dhe i parkimeve nuk do të tolerohet. Bashkia Sarandë paralajmëron masa ndaj çdo rasti të ngjashëm që cenon përdorimin e hapësirave publike nga qytetarët.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Booking dhe Airbnb me rregulla të reja: apartamentet pa NIPT do të hiqen nga platformat
Lamallari: Zhurma nuk është argëtim, Policia nuk do lejojë muzikë në kupë të qiellit
Pasticeri Dolce në Sarandë kërkon Kamarier. Ofrohet akomodim
Erdhën me motor dhe qëlluan 9 herë me pistoletë, autorët mund të jenë larguar me skaf
Bar–Restorant “Fantastik” në Sarandë kërkon Pjatalarëse
Atentat me armë në Sarandë, plagoset me 3 plumba Thimjo (Sandër) Rubati

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.