Hetimet për privatizimin e pronës së Bazës Detare Sarandë, Xhaçka thirret në SPAK

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është paraqitur sot në SPAK për të dhënë sot një dëshmi në cilësinë e personit që ka dijeni lidhur me hetimet për privatizimet e pronave të ushtrisë.

“Jam thërritur për ato akuza që i ka bërë opozita në adresë të ministrisë së Mbrojtjes në kohën kur e kam drejtuar. Unë jam në dispozicion të drejtësisë e kjo është arsyeja për të cilën kemi punuar luftuar e votuar që të gjithë të jenë në dispozicion të drejtësisë për tu pyetur e kthyer përgjigje për të gjitha ato çështje që gjykohen se duhet të hetohen e unë nuk bëj përjashtim.

E mirëseardhur dita për mua kur do marrin përgjigje nga drejtësia e shpifje të ulëta si ajo e përdorimit të aseteve publike për arsye elektorale dhe alarmi fals që asete të cilat për fat të keq kanë qëndruar mes ndryshmeve do kthehen në asete me vlerë, si është rasti i Portit të Sarandës ku nuk ndryshon as baza detare e cila do jetë më e mirë si bazë ndihmëse e vendit do i jepet një port turistik për zhvillimin e ekonomisë.

Sigurisht që nuk ka asnjëherë asnjë shkelje ligji. Gjithmonë në funksion të detyrës“, deklaroi ministrja në dalje nga SPAK’ – tha Xhaçka

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë
Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.