Hari Lena GROUP kërkon Menaxher Shitje për Sarandë

Hari Lena GROUP ka një eksperiencë 30-vjeçare në distribuimin e artikujve të ndryshëm ushqimorë dhe industrialë. Kompania është në kërkim të stafit të ri dhe energjik në fushën e shitjes dhe menaxhimit.

 

Pozicioni: Menaxher Shitje për qytetin e Sarandës.

 

Qëllimi i Pozicionit:

Shërbim ndaj klientëve ekzistues dhe identifikimi i klientëve të rinj, duke synuar rritjen e shitjeve në zonën që mbulon. Roli kryesor i Menaxherit të Shitjeve është të mbajë, zgjerojë klientët dhe të promovojë produktet ose shërbimet e kompanisë në qytetin e Sarandës.

 

Detyrat:

 

  • Promovon produktet e kompanisë dhe kryen marrjen e porosive;
  • Rregullon dhe organizon marrëdhëniet me pikat e shitjes duke vizituar çdo pikë në rutinën e përcaktuar;
  • Mban kontakte të vazhdueshme me klientët në lidhje me kërkesat e tyre;
  • Regjistron të dhënat për porositë dhe shitjet;
  • Hapja e pikave të reja të shitjes dhe promovimi i produkteve të reja;
  • Raportimi i shitjeve ditore.

Kualifikimet:

 

  • Aftësi të mira tregëtimi (aftësi bindjeje);
  • Motivim për arritjen e rezultateve;
  • Të paktën 3-4 vjet përvojë në shitje;
  • Të ketë patentë të klasit B ose C.

Shënime:

 

Kandidatet e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV dhe dokumenta shtesë në adresën e e-mailit:
[email protected]
duke shënuar në subject “Menaxher Shitje (Sarandë)”.

 

Numër kontakti: +355 69 20 67023

 

Vërejtje: Vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të ftohen për intervistë. Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 të Kuvendit të Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

 

ℹ️ Ky është një postim informues nga Saranda Web. Përgjegjës për përmbajtjen është punëdhënësi.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Rama: Rrjetet sociale janë të rrezikshme! Paralajmëron kufizim në 16 ose 18 vjeç
Lexoni më shumë
Ujësjellës Kanalizime Sarandë kërkonte rritje të tarifës së ujit, Këshillit Bashkiak i jep përgjigje
Lexoni më shumë
IKMT aksion në Lukovë, Borsh dhe Piqeras, shemben disa objekte në bregdet
Lexoni më shumë
Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.