Hapja e shkollave: Ka një skenar të tretë, nëse rriten rastet me covid kthehet mësimi online

02/09/2015:18

Shperndaje:


Nxnësit do të kthehen ne banka në 14 shtator, por për ta është parashikuar edhe një skenar i tretë. Ai i rikthimi të mësimit online nëse numri i rasteve me COVID-19 shtohet në masë. Zamira Gjini, Drejtoresha e Pergjithshme e Politikave të Arsimit në MASR në një lidhje me skype me edicionin e lajmeve në Report Tv ka folur në gjuhën e shifrave duke dhënë detaje për nisjen e vitit të ri shkollor. Ajo tha se 87% e personave që u bënë pjesë pyetësorit për hapjen e shkollave ishin pro këtij vendmi. Kujtojmë se pyetësori vlente vetëm për nxënësit, prindërit dhe mësuesit.

“Na ndajnë gati dhe dy javë që do fillojë shkolla. Dy javët e para do jetë përsëritje nga viti shkollor i kaluar. Pas dy javëve do fillojë programi mësimor. Protokolli i ministrisë është i detyrueshëm për t’u zbatuar nga të gjithë. Drejtuesit e shkollave kanë marrë masat. Nxënësit do të rreshtohen do futen me radhë. Në klasa do ketë një person në bankë. Në hyrje do t’u matet temperatura. Do kontrollohen për maskat dhe kështu me radhë. Prindërit duhet të ndërgjegjësojnë fëmijët e tyre. Për këto ne kemi porositur postera që do vendosen jashtë shkollës që të ndikojnë tek fëmijët. 

Ne me Ministrinë e Shëndetësisë kemi vendosur që t’i hapim shkollat. Sipas pyetësorit 87% ishin dakord që të hapen shkollat. Nëse virusi do të përhapet ne do të zhvillojmë mësimin online. Tani ne jemi në zbatim të skenarit që nxënësit të kthehen në shkolla“, tha ajo.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Nata e tretë e zjarrit në Dhivër: Flakët përparojnë drejt Memoraqit, Dërmishit, Navaricës dhe Rumanxasë
Hotel Murati në Sarandë kërkon Punonjëse pastrimi (sanitare) për hotel
Zjarri rrezikon përhapjen në Memoraq dhe Navaricë, banorët apelojnë për ndihmë – VIDEO
Restorant Bora Bora në Ksamil kërkon Kamarier Restoranti. Ofrohet akomodim
U shua bilbili i Labërisë – Bujar Tabulla ndahet nga jeta në moshën 65-vjeçare
Ninati në alarm: Hajdutët vjedhin bagëti çdo natë, s’merret asnjë masë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.