Hajdutët bëjnë kërdinë në qytet, Policia pa akses në kamerat e qytetit

04/12/2022:10

Shperndaje:


Ditët  e fundit numri i rasteve të vjedhjeve në bizneset e qytetit ka shënuar një rritje të ndjeshme.
Gjatë natës së kaluar është regjistruar një tentativë vjedhjeje në një dyqan me telefona, ndërsa një dyqan me elektroshtëpiake u plackit.
Të dyja ngjarjt janë regjistruar në qendrën e qytetit, pikërisht në zonën më të monitoruar me kamera sigurie dhe autori i ngjarjes ka lëvizur dhe ka kryer aktet përgjatë gjithë kohës nën syrin e kamerave të sigurisë, të cilat janë vendosr në qytet me një investim prej 133 milionë lekësh, para nga taksat e qytetarëve.

Por mesa duket autori i kësaj ngjarjeje ka patur dijeni se kamerat  në qytet u vendosën për të mbushur xhapat, me një tender me shumë probleme, për të cilin Saranda Web ka shkruar më herët, (LINKU KËTU) dhe se serverat e këtyre kamerave mbahen në bashki dhe jo në polici, nga ku mund të monitoroheshin 24 orë edhe nga policia.
Për këtë problem shumë herë ka patur debate mes institucioneve të Policisë dhe Bashkisë Sarandë, ku policia ka kërkuar që serverat të vendosen dhe të monitorohen nga policia, por që nuk është pranuar nga bashkia.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rama: Nuk ka rënë euro, është forcuar leku. Ky është një sukses i ekonomisë shqiptare
Oficeri i Policisë në Sarandë bie pre e fyerjeve dhe dhunës në rrugë
Booking dhe Airbnb nën lupën e Tatimeve – Qeveria kërkon raportim të detyrueshëm për të ardhurat
Sekuestrohen 4 pistoleta në tunelin e Skërficës, armët po transportoheshin drejt Sarandës
Pas investimit në Ksamil, biznesmeni shqiptar blen një resort në ishullin e Korfuzit
Vala e të nxehtit arrin kulmin në fundjavë, deri në 40°C në Shqipëri. Parashikimi për në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.