Kamerat në Sarandë: Në tenderin 133 milionësh vetëm 1 kompani me 99% të vlerës

25/11/1912:02

Shperndaje:


Bashkia Sarandë ka shpallur kompaninë “ELEKTROSEK” SHPK fituese të tenderit “Instalim kamerave te sigurise ne qytet”, tender ky me vlerë prej 133 milionë lekë të vjetra.
Në këtë tender ka marrë pjesë 1 kompani e vetme, cka tenderi klasifikohet me flamur të kuq për mungesë konkurence.
Ajo që bën përshtypje në këtë tender është oferta e të vetmes kompani garuese, e cila ka qenë në shifrën e 132 milionë lekë të vjetra, pra me shumë se 99% e vlerës.
Nga e Bashkisë Sarandë nuk është bërë publike projekti i këtij investimi dhe as territori ku do të vendosen këto kamera sigurie.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

The Queen’s Lion Premium Hotel në Sarandë kërkon Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Colosseum Hotel në Ksamil kërkon Pjatalarëse për Restaurant. Ofrohet akomodim
Bougainville Bay në Sarandë kërkon Hotel General Manager
Tre automjete aksident në rrugën Sarandë-Ksamil, 2 të plagosur nisen drejt Tiranës
Marina Limion në Sarandë kërkon Specialist Mirëmbajtjeje Elektrik & Hidraulik
Art & Tourism Development Group zgjeron ekipin dhe kërkon staf në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.