HAJDUTË, mos u gëzoni! JOQ Albania nuk është mbyllur

30/11/2016:12

Shperndaje:


Nëpërmjet një reagimi në faqen web, JOQ Albania, faqja më e ndjekur nga shqiptarët, kanë shkruar se faqja e tyre në facebook është mbyllur pa arsye dhe se po punohet për rikthimin e faqes. Sipas reagimit të JOQ Albania, “Ky sulm, vjen gjithashtu ne nje kohe, kur vendi eshte duke pritur Zgjedhjet Parlamentare, dhe frika se “Rilindja” nuk do jete grupimi qe do e ktheje Shqiperine ne Diktature, ka bere qe prioritet te jete censurimi i mediave opozitare dhe ndalimi i fjales se lire…
…Nuk na mbetet gje tjeter, vecse te themi se po punohet per rikthimin e faqes ne Facebook dhe zeri juaj do vazhdoje te jete po aq iforte sa ka qene gjate gjithe kesaj kohe qe kemi qene bashke. Deri atehere, ju KUJTOJME qe faqja jone zyrtare e dyte tashme eshte JOQ News dhe kini kujdes mos bini pre e mashtrimeve nga faqet e tjera, pasi te gjendur ne kete situate qellimi ityre eshte vetem perfitimi”, – shkruhet në reagimin e JOQ Albania.

Por, nga ana tjetër, JOQ Albania thotë se mbyllja e faqes është bërë duke mos dhënë asnjë shpjegim, dicka që është pak e besueshme. Mbyllja e faqes fiks 1 vit pas mbylljes së domain nga ana e qeverisë, më shumë ngjanë me një UNPUBLISH nga ana e administratorëve të JOQ Albania me qëllim sensibilizimin e opinionit publik. JOQ Albania thekson se faqja ku do të publikojnë do të jetë JOQ News, rritja e aktivitetit dhe të numrit të fansave të së cilës mund të jetë edhe një arsye tjetër.

Sido që të jetë e vërteta, gëzimi i hajdutëve dhe shpresat se mund të bllokojnë faqe dhe media që i “bezdisin” do zgjasin shumë pak, JOQ Albania do të rikthehet përsëri!


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Banorët e Berdeneshit kanë 1 muaj pa ujë, por kanë frikë të flasin publikisht
ATTIKO Restaurant & Sushi në Sarandë kërkon Kuzhiniere me eksperiencë
Digjet gjatë natës një shtëpi. Policia: Zjarri si pasojë e shkëndijës elektrike
Vasil Llajo takim në ASHK Sarandë për problematikat e zonës së Sarandës dhe Finiqit
Familja në ankth: 86-vjeçari Kaso Dura zhduket në Berdenesh të Sarandës
Grand Hotel Sarandë kërkon Recepsionist/e dhe Kamarier/e dhe Kuzhinier

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.