Lamallari: Policia do fillojë aksionin, xhamat e errësuar pa leje do të hiqen

Lamallari: Policia do fillojë aksionin, xhamat e errësuar pa leje do të hiqen. Rregullat janë njësoj për të gjithë. Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka paralajmëruar vijimin e aksionit të Policisë Rrugore ndaj automjeteve që qarkullojnë me xhama të errësuar të vendosur në kundërshtim me ligjin.

.

.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, i shoqëruar me pamje nga kontrollet në terren, Lamallari u shpreh se automjetet me xhama të errësuar pa lejen përkatëse nuk do të tolerohen dhe se masat do të zbatohen pa përjashtim.

.

“Xhamat e errësuar në makinë nuk ju bëjnë të padukshëm. Dhe më keq akoma kur ato i keni pa leje, sigurisht që do të hiqen pa një pa dy nga Policia e Shtetit”, deklaroi ministri.

Ai theksoi se rrugët janë një hapësirë publike ku rregullat duhet të respektohen nga të gjithë, duke nënvizuar se nuk do të ketë privilegje apo përjashtime në zbatimin e ligjit.

.

Sipas Lamallarit, kontrollet do të vijojnë në të gjithë vendin si pjesë e masave për rritjen e sigurisë rrugore dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi.

Nga të dhënat e bëra publike, vetëm gjatë dy javëve të fundit Policia Rrugore ka ndëshkuar mbi 500 drejtues mjetesh për qarkullim me xhama të errësuar në kundërshtim me ligjin. Saranda Web

.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë
Çdo apartament në Airbnb dhe Booking duhet të regjistrohet në e-Albania, gjoba nëse nuk zbatohet
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.