Pas apartamenteve, në shënjestër edhe makinat e motorët me qira, platformat do t’i raportojnë të ardhurat në Tatime

Pas apartamenteve në shënjestër edhe makinat e motorët me qira, platformat do t’i raportojnë të ardhurat në Tatime. Dhënia me qira e makinave dhe motorëve përmes platformave digjitale pritet të jetë një nga aktivitetet që do të monitorohet nga administrata tatimore, në kuadër të një projektligji të ri që synon të luftojë evazionin fiskal në ekonominë online.

.

Pas apartamenteve në shënjestër edhe makinat e motorët me qira

.

Sipas draftit të hartuar nga Ministria e Financave, platformat digjitale do të kenë detyrimin të raportojnë çdo vit të ardhurat e personave që ofrojnë shërbime me qira, përfshirë edhe automjetet dhe motorët, një treg që është zgjeruar ndjeshëm vitet e fundit, veçanërisht në zonat turistike.

.

Në praktikë, nëse një person jep me qira makina apo motorë përmes një platforme online, të ardhurat e realizuara do t’i raportohen administratës tatimore. Qëllimi është identifikimi i rasteve kur të ardhurat nuk deklarohen dhe shmangen detyrimet tatimore.

.

Projektligji parashikon që platformat të mbledhin dhe t’i dërgojnë Tatimeve informacionin për përdoruesit që përfitojnë të ardhura nga këto aktivitete. Raportimi do të kryhet çdo vit deri më 31 janar për vitin paraardhës.

.

Një tjetër element i rëndësishëm është shkëmbimi automatik i informacionit me administratat tatimore të vendeve të Bashkimit Evropian. Kjo do t’i lejojë autoritetet shqiptare të marrin të dhëna edhe për të ardhurat që qytetarët shqiptarë realizojnë përmes platformave të huaja.

.

Ky zhvillim pritet të ndikojë drejtpërdrejt edhe te bizneset dhe individët që japin me qira makina dhe motorë në qytete turistike si Saranda, Ksamili dhe zona të tjera bregdetare, ku ky aktivitet është rritur ndjeshëm gjatë sezonit veror. Saranda Web

.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë
Çdo apartament në Airbnb dhe Booking duhet të regjistrohet në e-Albania, gjoba nëse nuk zbatohet
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.