Greqia merr masa të rrepta për sezonin veror: ndryshojnë orët e qetësisë, burg deri në 5 muaj për shkelësit

Greqia merr masa të rrepta për sezonin veror: ndryshojnë orët e qetësisë, burg deri në 5 muaj për shkelësit 

Greqia ka vendosur rregulla të qarta për ruajtjen e qetësisë publike gjatë sezonit veror, duke përcaktuar orare të detyrueshme heshtjeje dhe duke ashpërsuar ndëshkimet për shkelësit. Këto masa hyjnë në fuqi çdo vit nga data 1 prill dhe zgjasin deri më 30 shtator, periudhë që konsiderohet zyrtarisht si sezoni i verës.

 

GREQIA MERR MASA TË REJA PËR SEZONIN VEROR: NDRYSHOJNË ORËT E QETËSISË, BURG DERI NË 5 MUAJ PËR SHKELËSIT

 

Gjatë kësaj kohe, qytetarët duhet të respektojnë orët e qetësisë së mesditës nga ora 15:00 deri në 17:30, si dhe ato të natës nga ora 23:00 deri në 07:00. Qëllimi është të garantohet një ambient i qetë për banorët dhe turistët, sidomos në zonat me fluks të lartë gjatë verës.

 

Ndryshe nga Shqipëria, ku sezoni veror shpesh perceptohet si një periudhë zhurme, muzike dhe argëtimi intensiv, në Greqi pushimet verore konceptohen si kohë për relaks, pushim dhe qetësi. Kjo filozofi reflektohet edhe në ligj, duke vendosur kufizime të rrepta për çdo aktivitet që prish qetësinë publike.

 

Me ndryshimet në Kodin Penal, prishja e qetësisë publike në Greqi dënohet me burgim deri në pesë muaj, duke e kthyer këtë shkelje në një vepër penale me pasoja serioze. Gjatë orëve të heshtjes ndalohen punimet që krijojnë zhurmë, përdorimi i muzikës me volum të lartë, organizimi i aktiviteteve të zhurmshme në banesa apo ambiente private, si dhe çdo formë shqetësimi në hapësira publike dhe mjete transporti.

 

Po ashtu, ndalohen lojërat e zhurmshme në ambiente si kafene apo qendra argëtimi, debatet me zë të lartë në vende publike, si dhe çdo aktivitet që krijon zhurmë në lagje apo zona banimi. Edhe jashtë këtyre orareve, ligji parashikon kufizime të forta, duke ndaluar përdorimin e altoparlantëve nga tregtarët për të tërhequr klientë apo reklamimin me zë të lartë të shërbimeve dhe produkteve.

 

Bizneset dhe familjet janë të detyruara të marrin masa për të reduktuar zhurmën, përfshirë izolimin akustik të ambienteve dhe kontrollin e pajisjeve që mund të krijojnë shqetësim. Përgjegjësi mbajnë edhe pronarët e kafshëve shtëpiake, të cilët duhet të sigurojnë që ato të mos prishin qetësinë e fqinjëve.

 

Këto masa pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në përditshmërinë e qytetarëve dhe turistëve, duke e kthyer sezonin veror në Greqi në një periudhë të organizuar dhe të qetë. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Së shpejti nisin punimet në rrugët Onhezmi dhe Vangjel Pandi në Sarandë
Lexoni më shumë
10 familje në Gjashtë prej 8 ditësh pa ujë, banorët denoncojnë ndërprerjen e furnizimit pa paralajmërim
Lexoni më shumë
Një vit i mbarë për Konispolin, rritet prodhimi i mandarinave dhe zgjerohen eksportet drejt Europës
Lexoni më shumë
Ermil Xhaferi, nga Saranda te Cage Warriors: fitorja e gjashtë në MMA profesioniste
Lexoni më shumë
Publikohet projekti për rikontruksionin e Kinoteatrit Butrinti në Sarandë
Lexoni më shumë
Projektbuxheti 2027, 14 milionë euro transferta për Sarandën, Delvinën, Finiqin dhe Konispolin
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.