Gomonia shkakton aksident në det

16/07/1721:31

Shperndaje:


Gomonia shkakton aksident në det.
Policia  me anë të një njoftimi për media bën të ditur se një 26-vjecar banues në Tiranë, në plazhin e Potamit, Himarë, në brendësi të detit, nga pakujdesia, ka plagosur lehtë me gomone një 19 vjeçar, banues në Himarë.

Mësohet se i riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur 4 ditë më parë dhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin N.T., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 11.07.2017, në plazhin e Potamit, Himarë, në brendësi të detit, nga pakujdesia, ka plagosur lehtë me gomone shtetasin J.J., 19 vjeç, banues në Himarë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 92 i Kodit Penal.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Derbi i Jugut Butrinti – Delvina / Ndeshja transmentohet drejtpërdrejt në Saranda Web
Eli Llajo promovon në Sarandë librin me poezi në shqip e greqisht, “Heshtja e Qëndresës së Padukshme
Qeveria miraton zonat e “Paketës së Maleve” në fshatrat e Bregdetit të Jonit
Rama: Pa 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta, s’ka rikandidim
Hotel Monun në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kuzhiniere
Supermarket “DAKLESA” kërkon Kasiere dhe Punonjëse raftesh dhe Ekonomiste

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.