Gjiknuri takim me Asambletë e PS në Himarë dhe Lukovë: Vota për PS këtu ka rëndësi thelbësore

Gjiknuri takim me Asambletë e PS në Himarë dhe Lukovë: Vota për PS këtu ka rëndësi thelbësore

 

Në vijim të turit të tij elektoral, kandidati Damian Gjiknuri, u ndal në Borsh, në një takim me Asambletë e Partisë Socialiste të Himarës dhe Lukovës. Në këtë takim, Gjiknuri shoqërohej nga kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo dhe nga bashkëkryetarja e Partisë Socialiste Himarë, Blerina Bala.

 

Në fjalën e tij Gjiknuri theksoi se” Votat e Himarës për mua janë më shumë çështje identiteti dhe krenarie politike. Është një qark që e njoh mirë politikisht, pasi kam bërë rezultate me të gjithë ju.

 

Gjiknuri takim me Asambletë e PS në Himarë dhe Lukovë Vota për PS këtu ka rëndësi thelbësore

Gjiknuri: U jam mirënjohës për punën që kemi bërë bashkë.

Bashkia e Himarës prapë është prapë është në qendër të vëmendjes të qeverisë. Janë bërë shumë investime në infrastrukturë. Ka plane që kryetari i Bashkisë, ju ka vendosur në djeni, me gjithë përpjekjet e tij të vazhdueshme për të tjera investime. Unë, e kam kënaqësi që si kryetar bashkie dhe si miku im Vangjel Tavo është sot këtu, si një lojtar i ri, shumë i fortë dhe drejtues shumë i mirë bashkie që i ka të gjitha mundësitë në një sinergji bashkëpunimi së bashku, për të bërë maksimumin për bashkinë tonë.

Ka disa problematika, si kadastra, ku ende ekzistojnë vështirësi, por ka marrë porosi të veçantë edhe kryetari i bashkisë edhe unë, që ne ta çojmë edhe më tej këtë punë. Siç filloi ligji 2020, që e bëmë, ku unë kam qënë një nga kryesorët, kemi punuar për atë ligj dhe ne atë ligj do ta çojmë deri në fund. Vetëm me ne do të adresohet kjo problematikë, vetëm me pushtetin e Partisë Socialiste.
Imagjinoni sikur ju të mos keni një zyrë, vëmendje të caktuar të qeverisë, të mos keni përfaqësues të fortë, sa e vështirë është kjo gjë.

 

Unë e kam mirëpritur rikthimin në Qarkun e Vlorë, edhe që të punojmë së bashku. Në krah të fushatës kemi edhe Vangjelin, politikan me eksperiencë, njohës i mirë i administrimit edhe drejtimit.

Nëse ne do të arrijmë një rezultat të mirë në kuotat politike që ne kemi, bashkë me votën e diasporës, do të jemi deputeti juaj.
Mendoj, që për identitetin historik të zonës dhe për peshën, për të më dhënë një zë të fortë për zgjidhjen e problemeve tuaja, të bashkojmë votat tek Partia Socialiste. Numri 5 është i pari, pastaj keni zgjedhjen e kandidatëve. Unë do të doja, si djalë i bregut, si njeriu juaj, t’ju përfaqësoja. Juve ju duhet njeri me zë, ju nuk doni njeri që të jetë i mandateve por doni njeri me peshë politike.

Do të doja të kisha mbështetjen maksimale të gjithësecilit. Në Qarkun e Vlorës fiton Partia Socialiste”.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti pret Albpetrol në Sarandë, ndeshja transmetohet LIVE në Saranda Web
Lexoni më shumë
Saranda, qyteti ku investimet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit riparohen pafund
Lexoni më shumë
Elisa Spiropali letër Skënderbeut: Përgjigjja që presin prej teje nuk është një tjetër fjalim, por një vendim
Lexoni më shumë
Atentati me tritol në Gjirokastër, arrestohen dy persona dhe shpallen në kërkim dy të tjerë
Lexoni më shumë
Hotel Olympia në Sarandë kërkon Roje‐Mirëmbajtës dhe Sanitare
Lexoni më shumë
Rrëfimi që të këput shpirtin i Alida Metaj në Sarandë: “Djalin e lë të mbyllur me çelës në shtëpi që të shkoj në punë”
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.