Gjeti çantën me 17,000 $, qytetari nga Ksamili njofton në Saranda Web dhe e dorëzon në Polici

Gjeti çantën me 17 mijë dollarë, qytetari nga Ksamili njofton në Saranda Web dhe e dorëzon në Polici (VIDEO)

 

Një gjest i rrallë ndershmërie dhe qytetarie është shënuar në Sarandë, ku një banor nga Ksamil ka treguar integritet të lartë duke dorëzuar në polici një çantë me një shumë të konsiderueshme parash që kishte gjetur.

 

@saranda.web

Qytetari nga Ksamili bëhet shembull i ndershmërisë dhe vlerave qytetare: gjeti çantën me 17,000 dollarë, njofton në grupin Saranda Web – Qytetarët dhe e dorëzon në Polici Një gjest i ndershëm qytetar ka bërë të mundur kthimin e një shume të konsiderueshme parash dhe dokumentesh të humbura tek pronarja e tyre. Ditën e djeshme, shtetasi R. Sh., duke treguar integritet dhe përgjegjshmëri të lartë qytetare, ka gjetur një çantë të humbur dhe është paraqitur menjëherë në Komisariatin e Policisë Sarandë për ta dorëzuar atë. Brenda çantës ndodheshin dokumentet personale të shtetases ukrainase L. K., si dhe një shumë monetare prej 17 000 dollarësh. Falë këtij veprimi shembullor dhe reagimit të menjëhershëm e profesional të shërbimeve të Policisë Sarandë, u bë i mundur identifikimi dhe kontaktimi i shtetases L. K., së cilës iu dorëzuan sot dokumentet dhe shuma e parave. Ky rast përbën një shembull domethënës të ndershmërisë dhe përgjegjshmërisë qytetare, si edhe të bashkëpunimit të besueshëm mes qytetarëve dhe Policisë, që kontribuon në forcimin e sigurisë dhe të besimit në komunitet. Policia e Shtetit falënderon shtetasin R. Sh. për veprimin e tij të ndershëm dhe qytetar, duke e vlerësuar këtë gjest si një shembull të vlerave që meritojnë të promovohen dhe të ndiqen nga të gjithë. #ksamil #sarandaweb

♬ original sound – Saranda Web

Shtetasi R. Sh., pasi ka gjetur një çantë të humbur, fillimisht ka njoftuar në grupin “Saranda Web – Qytetarët”, duke kërkuar të identifikonte pronarin e saj. Më pas ai është paraqitur në Komisariatin e Policisë Sarandë, ku ka dorëzuar çantën bashkë me përmbajtjen e saj.

 

Brenda çantës ndodheshin dokumentet personale të një shtetaseje ukrainase me inicialet L. K., si edhe një shumë prej 17 000 dollarësh.

Falë veprimit të tij të ndershëm dhe reagimit të shpejtë të Policisë së Sarandës, u bë i mundur identifikimi dhe kontaktimi i shtetases ukrainase, së cilës iu dorëzuan sot dokumentet dhe shuma e parave.

 

Rasti është vlerësuar nga Policia e Shtetit si një shembull i qartë i ndershmërisë dhe përgjegjshmërisë qytetare, si dhe i bashkëpunimit të besueshëm mes qytetarëve dhe institucioneve.

Gjesti i qytetarit nga Ksamil po vlerësohet gjerësisht nga komuniteti, duke u kthyer në një shembull pozitiv të vlerave që duhet të promovohen në shoqëri.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

3.6 milionë euro për rrugën “Idriz Alidhima” në Sarandë, por pa ndërhyrje në kanalizimet e ujërave të zeza
Lexoni më shumë
Nga Tirana drejt Mamurrasit me 126 doza kokainë, arrestohet 31-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Ndeshja ndaj Patosit, Butrinti ndëshkohet rëndë nga Komisioni i Disiplinës
Lexoni më shumë
PD Sarandë mbledh Kryesinë për protestat në Tiranë, por hesht për problemet e qytetit të vet
Lexoni më shumë
Legalizimet e banesave: si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton ulje
Lexoni më shumë
8 ligjvënës amerikanë ngrenë zërin për Shqipërinë: Ndalni dhunën ndaj protestuesve, luftoni korrupsionin
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.