Gjendet një automjet i djegur dhe targa të vjedhura! Dyshohet se është përfshirë në ngjarje kriminale


Automjeti “Ford Focus”, i gjetur i djegur mesnatën e djeshme në Himarë, ka shumë dyshime se i përket personave që kanë marë pjesë në një ngjarje kriminale, e cila ka ndodhur në fshatin Dhërmi, por policia ende nuk ka bërë publike asgjë për këtë ngjarje.
Automjeti, është gjetur duke u djegur në anë të rrugës Dhërmi-Lilias, dhe policia ka arritur të zbulojë se targat e automjetit janë vjedhur në qytetin e Durrësit. Ndërkohë për shkak të djegies makinës nuk i është identifikuart plotësisht numri i shasisë, pasi ishte e mbuluar me plastikë të djegur. Pritet larja e kësaj pjesë me qëllim zbulimin e numrit të shasisë së mjetit.

Në afërsi të makinës, në momentin kur ka shkuar policia dhe zjarrfikëset nga Himara, nuk ka pasur asnjë person dhe se mjeti ishte braktisur totalisht.Makina është djegur qëllimisht, gjë e cila ngreh shumë dyshime se automjeti është përdorur në një ngjarje kriminale. Automjeti ka shumë gjasa që të jetë përdorur në një ngjarje kriminale të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Dhërmi, ku ambjentet e një hoteli që po ndërtohet në këtë zonë, dyshohet se është vendosur një sasi e konsiderueshme tritoli.

Ende për këtë ngjarje nga policia e Vlorës dhe Himarës, nuk jepet asnjë informacion, por ka shumë dyshime se hoteli ku ka të dhëna se është vendosur tritoli, i përket një biznesmeni me inicialet V.M. Ky hotel është në ndërtim e sipër në Dhërmi, dhe se besohet konkurenca mund të jetë kthyer në shkak për vendosjen e tritolit, për të cilin policia e Himarës ende nuk ka dalë me një version. /Shqiptarja.com

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.