Gjendet i varur në pemë në Igumenicë një banor i zonës së Sarandës

10/02/2519:34

Shperndaje:

Një 63-vjeçar nga fshati Markat i Bashkisë Konispol është gjetur i varur në Igumenicë, Greqi. Viktima, Tafil Tushaj, u zbulua i varur në një pemë në një zonë pyjore mbi shkollën e Igumenicës.

 

Sipas mediave greke, ai ishte shpallur i zhdukur nga familjarët që prej mëngjesit të së dielës. Trupi i tij u gjet rastësisht paraditen e djeshme nga dy motoristë, të cilët njoftuan menjëherë policinë.

 

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe ekipi mjekësor, por për fat të keq, 63-vjeçari kishte ndërruar jetë.

 

Hetimet e para përjashtojnë mundësinë e një akti kriminal, ndërsa të gjitha provat tregojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje. Policia e Igumenicës po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

HUNDECOVA, misteri i pazbardhur i braktisjes së fshatit – VIDEO
Fermerët e Sarandës nën presion, kostot e larta dhe problemet me eksportin godasin prodhimin vendas
Roal Food kërkon Ekonomiste, Agjent Shitje dhe Punëtor magazine në Sarandë
RISTORANTE ITALIANO në Sarandë kërkon Kamarier/e dhe Punonjëse Pastrimi
Restorant LIMANI në Sarandë kërkon Kamarier Bari dhe Kamarier Restoranti
Saranda edhe këtë vit me mësim me dy turne, premtimi për Eko Kampusin mbetet në letër

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.