Futbollistët e Delvinës që nga janari pa marrë kokërr leku

30/08/2115:59

Shperndaje:

Futbollistët e ekipit të Delvinës kanë që nga janari i 2021 pa marrë asnjë lekë!

Ka qenë një denoncim i ardhur në Saranda Web nga një grup futbollistët, të cilët ankohen se Bashkia Delvinë nuk u ka paguar asnjë lekë përgjatë këtij viti.

Pas denoncimit, Saranda Web ka kryer verifikimet nëse ankesa është reale dhe na rezulton se Bashkia Delvinë përgjatë këtij viti nuk ka kryer asnjë pagesë për lojtarët e KF Delvina, përveç pagesave për shpenzime udhëtimesh dhe shpenzime të tjera.

Përgjatë periudhës kohore 1 Janar – 30 Gusht 2021 Bashkia Delvinë ka paguar për K.F Delvina vetëm shumën prej 16 milionë e 500 mijë lekë të vjetra, ndërsa në të njëjtën peiudhë kohore të vitit 2020, pavarësisht se për rreth 2 muaj u ndërpre çdo aktivitet sportiv për shkak të pandemisë, Bashkia Delvinë ka paguar shumën prej 29 milionë e 900 mijë të vjetra.

PAGESAT Janar – Gusht 2020

Ende nuk dihen arsyet pse Bashkia Delvinë nuk ka kryer pagesat për pagat e futbollistëve dhe për këtë pritet reagimi i Bashkisë Delvinë për të sqaruar futbollistët dhe opinionin publik.

PAGESAT Janar – Gusht 2021


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

ASHK: Tani mund të kontrolloni të dhënat e pronës tuaj edhe nga telefoni – DETAJET
Euro bie, ushqimet më shtrenjtë se në Greqi, qytetarët detyrohen të blejnë në Janinë
Yakuza Umi Restaurant & Sushi në Ksamil kërkon Staf. Ofrohet akomodim
Evazion miliona euro në Sarandë, nën hetim administratorët e “Nikaj” sh.p.k. dhe zyrtarë të Tatimeve
Ardit Bido dhe Sali Berisha përplasen ashpër në Parlament – VIDEO
Ku janë gurët e shkallëve të Sarandës? – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.