FRESSH Saranda kontribut për rikonstruksionin e Kopshtit të Fëmijëve Metoq


Anëtarët e këtij forumi politik të qytetit të Sarandës shkuan në kopshtin e Metoqit duke shpërndarë dhurata për fëmijët e këtij kopshti.
Duke i uruar për festat e fundvitit vogëlushët e vegjël FRESSH Sarandë shprehu dëshirën për të kontribuar sërisht për këtë kopsht dhe fëmijët e tij. Dhe disa ditë më vonë në kopshtin e Metoqit kanë filluar punimet për restaurimin e ambienteve të brendshme.
Ky financim u bë i mundur falë bashkëpunimit me një nga bizneset lokale që operon në qytetin e Sarandës. Ftesës së FRESSH Sarandë për të kontribuar për fëmijët e kopshtit të Metoqit biznesi privat i është përgjigjur pozitivisht. Punimet kanë filluan ditën e sotme dhe pritet që të përfundojnë para datës 4 Janar 2016, për të bërë të mundur që fëmijët e Kopshtit Metoq të kenë ambiente komode e të ngrohta për vitin e ri 2017.
FRESSH Sarandë nën drejtimin e Kryetarit të ri Andi Bello po ndërmerr disa nisma për t’u përshëndetur në ndihmë të komunitetit të qytetit të Sarandës.
Nga ana e FRESSH Sarandë bëhet me dije se projekte të tjera në ndihmë të komunitetit po diskutohen dhe do të bëhen publike në një moment tjetër.fresh-saranda

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Çdo apartament në Airbnb dhe Booking duhet të regjistrohet në e-Albania, gjoba nëse nuk zbatohet
Lexoni më shumë
Ujësjellësi kërkon tarifa të reja edhe në Delvinë dhe Finiq. Detajet e propozimit të ri
Lexoni më shumë
Kërkohet rritje e tarifës së ujit edhe në Konispol, vendimmarrja shtyhet për muajin e ardhshëm
Lexoni më shumë
Rama: Rrjetet sociale janë të rrezikshme! Paralajmëron kufizim në 16 ose 18 vjeç
Lexoni më shumë
Ujësjellës Kanalizime Sarandë kërkonte rritje të tarifës së ujit, Këshillit Bashkiak i jep përgjigje
Lexoni më shumë
IKMT aksion në Lukovë, Borsh dhe Piqeras, shemben disa objekte në bregdet
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.