Firmos kontratë për kullotë pa patur bagëti

29/09/1819:23

Shperndaje:


[vc_row][vc_column][vc_video link=”https://youtu.be/-CYewRwWr_Q”][vc_column_text]NË VËMENDJE TË PROKURORISË SARANDË !!!
Gentian Mehmeti nga fshati Navaricë, Bashkia Finiq denoncon se është penalizuar nga ana e kryetarit të kësaj bashkie Leonidha Hristo. Ai shprehet se prej vitesh së bashku me familjen mbarështojnë një tufë prej 400 krerë bagëtish të regjistruara dhe matrikulluara, por këtë vit kullotën në të cilën ata kanë edhe stanin, kryetari Leonidha Hristo e ka kontraktuar në një person tjetër të quajtur Vasil Llajo, i cili nuk ka asnjë krerë bagëti.
Ne u interesuam në Bashkinë Finiq për të mësuar më shumë, por sapo mësuan për prezencë gazetarësh, zyrat u boshatisën, duke përfshirë edhe kryetarin e Bashkisë.
Në zyrën e Kullotave punonjësi u shpreh se nuk dinte ku ishte drejtori i tij, ndërsa ai kërkoi të dilnim pasi do të shkonte në terren. Ne e ndoqëm punonjësin për të mësuar se ku ishte terreni për punonjësit e bashkisë Finiq dhe mësuam se bëhej fjalë për një lokal ku pihej raki.
Për të mësuar nëse ka bagëti apo jo fermeri i cili kishte lidhur kontratën kryetari i bashkisë Leonidha Hristo, në kullotën ku prej 5 vjetësh ka stanin familja Mehmeti, ne shkuam dhe interesuam në zyrën e shërbimit Veterinar në Sarandë. Atje mësuam se fermeri Vasil Llajo ka bërë një regjistrim fiktiv disa muaj më parë, por rezulton se nuk ka asnjë krerë bagëti.
Ne kërkojmë nga Prokuroria e Sarandës fillimin e hetimeve për të zbardhur të gjitha këto veprime nga ana e zyrtarëve të Bashkisë Finiq, pasi janë disa fermerë të cilët shprehen se lidhen kontrata me persona të cilët përdoren si sekserë ndërmjetësimi mes kryetarit të bashkisë Leonidha Hristo dhe blegtorëve nga zona të tjera.
Kujtojmë se në një intervistë për Report Tv disa muaj më parë, Fatmir Mehmeti ishte shprehur se “Leonidha Hristo pasi e pyeti ku e con qumështin i tha se nuk do ta merrni ju këtë kullotë”[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Operacioni “Kamuflimi” – Policia arreston dy shtetas dhe zbulon një bazë shpërndarjeje
KING FAST FOOD në Sarandë kërkon Motorist dhe Punonjëse pastrimi
Pas rritjes së naftës, një tjetër krizë po afrohet: ushqimet rrezikojnë të shtrenjtohen ndjeshëm
Rritet në 200 Lekë çmimi i biletës së urbanit Sarandë–Ksamil, qytetarët të shqetësuar
Kërkohet person për mirëmbajtje dhe punë në shtëpi në fshat të Delvinës
Çmimi i naftës jashtë kontrollit, rikthehet Bordi i Transparencës dhe ulet akciza

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.