Finiqi pushtohet nga parrullat antishqiptare, asnjë reagim

21/02/1920:55

Shperndaje:


Pas grafiteve antishqiptare te shfaqur dite me pare ne hyrje te fshatit, situata eshte bere edhe me agresive. Keto parrulla te ngjashme jane shfaqur akoma edhe me shume e madje me permase me te medhaja.  Ekstremistet greke pothuajse ne te gjithe fshatin kane shkruajtur parrulla te ndryshme antishqiptare. Ato mund ti gjesh fare lehte ne rruge, shkolla apo dhe nje nga ato qe te bie me shum ne sy eshte para bashkise Finiq , jo me larg se 10 metra. I cuditshem eshte fakti se nuk ka asnje reagim nga asnje institucion zyrtar atje.  

Levizja “Zgjohu Shqiptar” pak dite me pare i ka derguar dhe nje leter zyrtare bashkise, por nga kjo e fundit ende s’ka marre asnje pergjigje apo reagim ende sot e kesaj dite.  

 Levizja “Zgjohu Shqiptar” nëpërmjet një reagimi i ben thirrje edhe njeherë instancave te policise te reagojne ndaj ketyre sulmeve rraciste. Cdo parrulle antishqiptare apo akte te tilla, me shumë e tensionojne situaten dhe nuk i sherben askujt. Fryma bashkëpunuese apo bashkëjetesa mes minoritetit dhe shqiptareve duhet te jete e paqte dhe mese normale.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Restaurant Boulevard ’90 në Sarandë kërkon të punësojë staf
Hotel Olympia në Sarandë kërkon Kamarier dhe Sanitare
Ultra Courier Sarande kërkon të punësojë Korrier. Punësim vjetor, e Diela pushim
Hotel Restorant OASIS në Sarandë kërkon Banakier dhe Kamarier
Arameras Resort në Ksamil kërkon të punësojë 2 Sanitare Restoranti
The Queen’s Lion Premium Hotel në Sarandë kërkon Kamarier/e. Ofrohet akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.