“Pëllumbat e Postës 2003” akuzojnë Fidel Ylli: Na kanë bllokuar pëllumbat në doganë

“Pëllumbat e Postës 2003” akuzojnë Fidel Ylli: Na kanë bllokuar pëllumbat në doganë. Një vendim i konsideruar i paprecedentë po shkakton reagime të forta në komunitetin e sportit të pëllumbave postarë në Shqipëri.

 

“Pëllumbat e Postës 2003” akuzojnë Fidel Ylli Na kanë bllokuar pëllumbat në doganë.

 

Sipas raportimit të timoni.al, Shoqata “Pëllumbat e Postës 2003”, një organizatë sportive e regjistruar ligjërisht me rreth 170 anëtarë në rang vendi, ka denoncuar publikisht bllokimin e aktivitetit të saj në pikën kufitare të Qafë Thanës, pas një shkrese të dërguar nga Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli.

 

Sipas deklaratës së shoqatës, sportistët prej vitesh marrin pjesë në gara dhe aktivitete ndërkombëtare në vende si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kroacia, duke kaluar rregullisht në pikat kufitare shqiptare me dokumentacion të plotë dhe në përputhje me procedurat doganore dhe veterinare. Megjithatë, më 4 maj 2026, automjeti i shoqatës, tip “IVECO FIAT” me targa AA 158 ZL, është ndaluar në doganën e Qafë Thanës pa një akt administrativ zyrtar dhe pa asnjë shpjegim të shkruar nga autoritetet përkatëse.

 

Shoqata pretendon se pas këtij bllokimi qëndron një shkresë e firmosur nga Fidel Ylli, përmes së cilës u kërkohet autoriteteve doganore të mos lejojnë kalimin e anëtarëve të kësaj shoqate sportive. Ky veprim ka ngritur pikëpyetje të forta mbi bazën ligjore të ndërhyrjes dhe kompetencat që mund të ketë një institucion sportiv mbi lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë.

 

Në reagimin publik, përfaqësuesit e shoqatës theksojnë se aktiviteti i tyre nuk ka karakter tregtar, por sportiv dhe kulturor, ndërsa pëllumbat transportohen me dokumentacion të rregullt dhe të vaksinuar sipas standardeve veterinare. Ata kanë kërkuar zyrtarisht nga autoritetet doganore sqarime mbi arsyet e ndalimit dhe bazën ligjore të këtij vendimi.

 

Nga ky vendim preken drejtpërdrejt edhe rreth 30 sportistë nga zona e Sarandës, të cilët zotërojnë afro 300 pëllumba garues dhe marrin pjesë prej vitesh në aktivitete sportive ndërkombëtare. Për komunitetin e tyre, ky vendim konsiderohet një goditje e rëndë ndaj një sporti dhe hobi të njohur ndërkombëtarisht, i cili në Shqipëri praktikohet prej dekadash.

 

Çështja ka hapur debat të gjerë mbi mënyrën se si institucionet shtetërore po trajtojnë komunitetet sportive dhe nëse kemi të bëjmë me një precedent të rrezikshëm, ku një shkresë administrative mund të përdoret për të penguar lëvizjen e lirë të sportistëve shqiptarë në kufi. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ndeshja ndaj Patosit, Butrinti ndëshkohet rëndë nga Komisioni i Disiplinës
Lexoni më shumë
PD Sarandë mbledh Kryesinë për protestat në Tiranë, por hesht për problemet e qytetit të vet
Lexoni më shumë
Legalizimet e banesave: si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton ulje
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve
Lexoni më shumë
157 mijë euro për rikonstruksionin e 15 banesave të familjeve në nevojë në Delvinë
Lexoni më shumë
SPORT VISION ALBANIA kërkon Shitëse për dyqanin në Sarandë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.