Prokuroria Sarandë: Lëshuam 12 urdhër-arreste, por vetëm 4 u kapën. Të tjerët ikën në drejtim të paditur

26/05/2615:21

Shperndaje:

Prokuroria Sarandë: Lëshuam 12 urdhër-arreste, por vetëm 4 u kapën. Të tjerët ikën në drejtim të paditur. Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Sarandës ka çuar në lëshimin e 12 masave të sigurimit ndaj punonjësve të policisë, zyrtarëve vendorë dhe biznesmenëve të dyshuar për shpërdorim detyre dhe ndërtime të paligjshme në Sarandë dhe Ksamil. Megjithatë, deri tani janë ekzekutuar vetëm katër prej tyre, ndërsa personat e tjerë rezultojnë të larguar në drejtim të paditur.

 

Prokuroria Sarandë: Lëshuam 12 urdhër-arreste, por vetëm 4 u kapën. të tjerët ikën në drejtim të paditur

 

Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka firmosur urdhrat e ekzekutimit për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Mosmarrja e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshmërisë” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.

 

Hetimet lidhen me procedimin penal nr. 304 të vitit 2026 dhe përfshijnë zyrtarë të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Sarandë, punonjës të Komisariatit të Policisë Sarandë dhe persona të përfshirë në sektorin e ndërtimit.

 

Deri tani janë ekzekutuar masat e sigurisë për katër persona. Mes tyre është një ish-shef i Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, ndaj të cilit është caktuar masa “arrest në shtëpi”, si dhe dy inspektorë të policimit në komunitet, për të cilët gjykata ka vendosur “arrest në burg”. Po ashtu, është arrestuar edhe pronari i hotelit “Oasis”, i dyshuar për ndërtim të paligjshëm.

 

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se tetë personat e tjerë ndaj të cilëve janë lëshuar masa sigurie nuk janë gjetur në banesat e tyre dhe dyshohet se janë larguar për t’iu shmangur arrestimit.

 

Prokuroria e Sarandës deklaron se puna vijon për lokalizimin dhe ekzekutimin e masave të mbetura, ndërsa operacioni konsiderohet një nga aksionet më të forta kundër paligjshmërisë dhe abuzimit me detyrën në jug të vendit. Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qytetari denoncon kushtet te stacioni i autobusave te “9 Tetori”: Presin në diell dhe në shi
Gastro House Pizza në Sarandë – Porosit në Digital City ose Wolt
Policia publikon suksesin: Ka arrestuar 2 persona në Qafë Botë, u kapën me një boçe
Për vete nuk kursehen: 1,300 euro një karrige deputeti, 400,000 euro për udhëtime dhe 250,000 për karburant
Arben Llangozi denoncon Policinë e Sarandës: “Me armë në dorë për presion dhe terror”
Pasticeri Bleta Premium në Sarandë kërkon Bukëpjekës (Furxhi)

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.