Fatjon Vela dhe Gerald Thoma marrin drejtimin e IMT dhe Urbanistikës në Sarandë

Fatjon Vela dhe Gerald Thoma marrin drejtimin e IMT dhe Urbanistikës në Sarandë. Pas operacioneve të njëpasnjëshme policore dhe hetimeve që prej dy javësh vijojnë në Sarandë dhe Ksamil, duke përfshirë zyrtarë të institucioneve vendore dhe efektivë policie, janë emëruar edhe dy drejtues të rinj në sektorë kyç të administratës lokale.

 

 

 

Mësohet se Fatjon Vela është emëruar në krye të IMT Bashkia Sarandë, duke zëvendësuar Eduart Veliun, i cili është shpallur në kërkim nga organet ligjzbatuese në kuadër të hetimeve për ndërtimet pa leje dhe shpërdorimin e detyrës.

 

Ndërkohë, Gerald Thoma është emëruar Drejtor i Urbanistikës, pas largimit nga detyra të Zenel Bajramit, i cili sipas burimeve ka paraqitur dorëheqjen.

 

Ndryshimet vijnë në një moment të ndjeshëm për institucionet lokale në Sarandë, pas aksioneve dhe kontrolleve intensive të zhvilluara nga Prokuroria dhe policia gjatë javëve të fundit.

 

Saranda Web u uron suksese në detyrat e reja dhe punë të mbarë, me shpresën që të dalin faqebardhë në përmbushjen e përgjegjësive të tyre ndaj qytetit dhe qytetarëve.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Berisha: Rama duhet të japë dorëheqjen, të mos ndjekë shembullin e diktatorëve
Lexoni më shumë
Protesta e studentëve në Tiranë LIVE / Ndiqni transmetimin e drejtpërdrejtë nga Reuters
Lexoni më shumë
Nxënësit e “Hasan Tahsinit” bojkotojnë mësimin në Sarandë, thirrje bashkëmoshatarëve të bashkohen
Lexoni më shumë
Rama reagon pas protestave të studentëve: Hajdeni të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje
Lexoni më shumë
Nxënës dhe studentë paralajmërojnë bojkot dhe protesta edhe në Sarandë
Lexoni më shumë
Kumbaro reagon pas protestave të nxënësve dhe studentëve: Jemi të hapur për dialog
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.