12 urdhër-arreste për zyrtarë të IMT, Policisë dhe biznesmenë në Sarandë

12 urdhër-arreste për zyrtarë të IMT, Policisë dhe biznesmenë në Sarandë. Një operacion i ri i Prokurorisë së Sarandës ka goditur sërish struktura të policisë dhe institucioneve përgjegjëse për kontrollin e territorit në qytetin bregdetar, vetëm pak kohë pas aksionit që çoi në arrestimin e ish-shefit të Komisariatit të Policisë Sarandë dhe disa efektivëve të tjerë.

 

Arrestohet Shefi dhe kupola drejtuese e Komisariatit të Policisë Sarandë

 

Sipas burimeve hetimore, janë lëshuar 12 masa sigurie ndaj punonjësve të policisë, oficerëve dhe inspektorëve vendorë, të dyshuar për shpërdorim detyre dhe përfshirje në çështje që lidhen me ndërtime pa leje në Sarandë dhe Ksamil.

 

Mes personave ndaj të cilëve janë marrë masa sigurie ndodhet Eduart Veliu, kryeinspektor i IMT-së Sarandë dhe 3 punonjës të tjerë të këtij institucioni. Në hetim janë përfshirë edhe oficeri i policisë Irakli Koçiu, specialisti i policisë në Ksamil Kristofor Shkrepa, për të cilin është caktuar masa “arrest në burg”, si edhe Kastriot Satka. Ndërkohë për shefin e krimeve Blerim Tafçiu është dhënë masa e arrestit në shtëpi.

 

Hetimet prekin gjithashtu disa biznesmenë dhe ndërtues të njohur në zonë, të dyshuar për ndërtime pa leje dhe bashkëpunim me zyrtarë lokalë. Një prej rasteve lidhet edhe me një objekt ndërtimi për të cilin më herët u arrestuan katër oficerë policie, mes tyre edhe ish-shefi i Komisariatit të Sarandës. Nën hetim është vendosur edhe një ndërtues që dyshohet se ka shtuar dy kate pa leje në qendër të Sarandës.

 

Operacioni vijon ende me kontrolle në banesa dhe ambiente të ndryshme, ndërsa Prokuroria e Sarandës pritet të zbardhë detaje të tjera mbi këtë aksion, i konsideruar si një nga goditjet më të forta të muajve të fundit në jug të vendit. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve
Lexoni më shumë
157 mijë euro për rikonstruksionin e 15 banesave të familjeve në nevojë në Delvinë
Lexoni më shumë
SPORT VISION ALBANIA kërkon Shitëse për dyqanin në Sarandë
Lexoni më shumë
Shitet apartament 1+1 i mobiluar në lagjen Kodër, Sarandë. Çmimi 135,000 euro
Lexoni më shumë
Nuk u mbijeton djegieve të rënda, ndërron jetë 37-vjeçari Maridon Dhuli
Lexoni më shumë
Pasticeri Bleta Premium në Sarandë kërkon Kamarier/e
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.