Ankesa për Spitalin e Sarandës: Vonesa, mungesë mjekësh dhe prindër që presin me fëmijët në krahë

Ankesa për Spitalin e Sarandës: Vonesa, mungesë mjekësh dhe prindër që presin me fëmijët në krahë. Prindër dhe qytetarë të Sarandës po ngrenë shqetësime serioze mbi funksionimin e shërbimit shëndetësor në Spitalin e Sarandës, duke denoncuar mungesën e mjekëve gjatë orarit zyrtar dhe vonesat e gjata për marrjen e shërbimeve bazë, veçanërisht në pediatri dhe vaksinim.

 

Ankesa për Spitalin e Sarandës: Vonesa, mungesë mjekësh dhe prindër që presin me fëmijët në krahë

 

Një qytetare, përmes një mesazhi të dërguar në Saranda Web, tregon se është përballur disa herë me të njëjtën situatë gjatë përpjekjeve për të vaksinuar fëmijën e saj. Sipas saj, korridoret e spitalit mbushen që në orët e para të mëngjesit me pacientë, të sëmurë dhe prindër me fëmijë të vegjël, ndërsa personeli mjekësor mungon për orë të tëra.

 

Ajo shprehet se, duke e ditur se doktoresha nuk paraqitet në orarin zyrtar, është detyruar të shkojë më vonë në spital, por edhe pas orës 09:00 nuk ka mundur ta gjejë në vendin e punës. Ndërkohë, prindërit presin për orë të tëra me fëmijët në krahë, në kushte lodhjeje dhe stresi.

 

“Nuk është hera e parë. Kam pritur me orë të tëra ndërsa fëmija qan dhe askush nuk jep shpjegim. Edhe kur rikthehem më vonë, më thonë se doktoresha është larguar për mbledhje,” – shprehet qytetarja në mesazhin e saj.

 

Sipas saj, e njëjta situatë përsëritet vazhdimisht edhe në repartin e pediatrisë, ku shpesh gjenden vetëm infermieret, ndërsa pediatrët mungojnë. Qytetarët marrin justifikime se mjekët “janë larguar për pak” ose “do të vijnë”, por në shumë raste kjo nuk ndodh.

 

Përballë kësaj situate, prindërit detyrohen të humbasin orë të tëra nga dita e punës dhe, në disa raste, të kërkojnë shërbim në institucione të tjera private apo jashtë Sarandës për të vaksinuar apo trajtuar fëmijët e tyre.

 

Qytetarja e cilëson këtë situatë si papërgjegjshmëri institucionale dhe kërkon reagim nga drejtuesit e spitalit dhe institucionet përgjegjëse, në mënyrë që të garantohet respektimi i orarit zyrtar dhe ofrimi normal i shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Sarandës.

 

Saranda Web mbetet e hapur për reagimin e Spitalit të Sarandës lidhur me këtë shqetësim të ngritur nga qytetarët. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë
Parashikohen reshje intensive në Sarandë, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron vërshime uji
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.