Skemë mashtrimi online në Sarandë, 1 në pranga dhe 1 në kërkim. Sekuestrohen karta bankare dhe celularë

25/05/2615:11

Shperndaje:

Skemë mashtrimi online në Sarandë, 1 në pranga dhe 1 në kërkim. Sekuestrohen karta bankare dhe celularë.  Një operacion i Policisë së Sarandës ka zbuluar një skemë mashtrimi kibernetik që synonte qytetarët shqiptarë përmes faqeve të rreme të Postës Shqiptare. Në pranga ka rënë një 22-vjeçar francez, ndërsa në kërkim është shpallur një 53-vjeçar me origjinë gjermane, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë aktivitet kriminal.

 

Konflikt i dhunshëm në lagjen “Baba Rexhepi” në Sarandë

 

Sipas Policisë së Shtetit, dy shtetasit e huaj kishin krijuar faqe interneti identike me faqen zyrtare të Postës Shqiptare, duke dërguar SMS me linqe mashtruese për të përvetësuar të dhënat personale dhe bankare të qytetarëve. Përmes kësaj skeme synohej përfitimi i paligjshëm i shumave monetare nga llogaritë bankare të viktimave.

 

Operacioni i koduar “Posta e Rreme 2” u finalizua nga Strukturat për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë. Gjatë ndërhyrjes u ndalua shtetasi francez me inicialet Z. K., 22 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi gjerman T. M., 53 vjeç.

 

Blutë sekuestruan telefona celularë, karta SIM, karta bankare, dokumente të ndryshme dhe sende të tjera që dyshohet se përdoreshin në këtë veprimtari kriminale.

 

Policia bën me dije se në raste të mëparshme disa qytetarë kanë rënë pre e kësaj skeme mashtrimi, duke humbur para pasi kanë vendosur të dhënat e tyre bankare në faqet e falsifikuara.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi kompjuterik”.

 

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë në linqe të dyshimta të dërguara përmes SMS-ve, email-eve apo rrjeteve sociale, të verifikojnë adresat zyrtare të institucioneve dhe të mos japin asnjëherë të dhëna bankare apo fjalëkalime në faqe të paverifikuara. Gjithashtu, çdo rast i dyshuar mashtrimi online duhet të raportohet menjëherë pranë autoriteteve. Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

U arrestuan si shpërndarës, Gjykata lë 15 persona në burg dhe 5 në “arrest shtëpie”
Prokuroria kërkon masat për 20 të arrestuarit si shpërndarës në Shëtitoren e Sarandës dhe Ksamil
Lirohen sot nga qelitë e paraburgimit 13 doganierët grekë të Mavromatit
Restorant “NERTILI” në Sarandë kërkon Kamarier/e dhe Kuzhinier/e
Arben Ahmetaj: Po përgatitet të rrëmbehet dhe grabitet Delvina
Aksident i rëndë me 6 të lënduar, makina përplaset me furgonin e pasagjerëve

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.