Banorët e “Lugut të Dardhës” në Sarandë: Prej 20 vitesh me rrugë të shkatërruar dhe pa ndriçim

24/05/2614:04

Shperndaje:

Banorët e “Lugut të Dardhës” në Sarandë: Prej 20 vitesh me rrugë të shkatërruar dhe pa ndriçim

Banorët e zonës së njohur si “Lugu i Dardhës” në Sarandë kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e rënduar të infrastrukturës, duke deklaruar se prej më shumë se 20 vitesh përballen çdo ditë me një rrugë të amortizuar dhe pa ndriçim publik.

 

 

Sipas ankesës së dërguar në Saranda Web, segmenti prej rreth 200 metrash është kthyer në një problem serioz për banorët e zonës, ku kalimi bëhet veçanërisht i vështirë gjatë natës për familjarët, fëmijët dhe të moshuarit. Ata shprehen se dëmtimet në rrugë po shkaktojnë vazhdimisht probleme edhe për automjetet, ndërsa mungesa e ndërhyrjes nga institucionet ka sjellë pakënaqësi të madhe në komunitet.

 

Banorët theksojnë se ndërkohë që pjesë të tjera të lagjes janë shtruar me beton dhe asfalt, madje disa rrugë janë rikonstruktuar edhe dy herë, kjo rrugë vazhdon të mbetet jashtë çdo investimi, edhe pse në zonë jetojnë mbi 15 familje.

 

Ata kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më shpejt për rikonstruksionin e rrugës dhe vendosjen e ndriçimit publik, në mënyrë që banorët të mos vazhdojnë të përballen me të njëjtën problematikë pas më shumë se dy dekadash. Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Denoncimi tronditës: Të arrestuarit morën peng efektivin brenda Komisariatit të Sarandës
U arrestuan si shpërndarës, Gjykata lë 15 persona në burg dhe 5 në “arrest shtëpie”
Prokuroria kërkon masat për 20 të arrestuarit si shpërndarës në Shëtitoren e Sarandës dhe Ksamil
Lirohen sot nga qelitë e paraburgimit 13 doganierët grekë të Mavromatit
Restorant “NERTILI” në Sarandë kërkon Kamarier/e dhe Kuzhinier/e
Arben Ahmetaj: Po përgatitet të rrëmbehet dhe grabitet Delvina

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.