Debatet për ndarjen territoriale gjatë dëgjesës publike në Vlorë – VIDEO

Debatet për ndarjen territoriale gjatë dëgjesës publike në Vlorë. Reforma Administrativo-Territoriale, Komisioni zhvillon dëgjesë publike në Vlorë. Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi një dëgjesë publike në qytetin e Vlorë, ku morën pjesë edhe përfaqësues politikë, qytetarë dhe përfaqësues vendorë nga bashkitë Sarandë, Himarë, Delvinë, Konispol dhe Finiq.

 

 

Gjatë fjalës së tij, bashkëkryetari socialist i Komisionit, Arbjan Mazniku, u shpreh se diskutimi për reformën duhet të fokusohet fillimisht tek funksionaliteti dhe eficienca e bashkive, e jo vetëm tek ndarja territoriale.

 

Sipas Maznikut, reforma duhet të synojë forcimin e pushtetit vendor dhe rritjen e kapaciteteve të bashkive për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët. Ai theksoi se Shqipëria duhet të përgatitet për sfidat e integrimit europian dhe përfitimin nga fondet e Bashkimit Europian.

 

“Është një moment që ne mund të shohim si mund t’i bëjmë bashkitë më efiçente dhe më efektive. Reforma duhet të impaktojë jo vetëm katërvjeçarin e ardhshëm, por mënyrën sesi Shqipëria do të zhvillohet në 40 vitet e ardhshme. Nëse Shqipëria bëhet pjesë e BE-së në vitin 2029, vendi duhet të ketë bashki të forta për të përfituar nga fondet europiane”, deklaroi Mazniku.

 

Ai shtoi gjithashtu se një nga problematikat kryesore të reformës aktuale është delegimi i funksioneve në zona ku ato nuk mund të ushtrohen siç duhet, duke sjellë vështirësi në menaxhimin e shërbimeve bazë si pastrimi, mirëmbajtja dhe kanalet kulluese.

 

Nga ana tjetër, bashkëkryetari demokrat i Komisionit, Luçiano Boçi, e cilësoi si një dështim, duke marrë si shembull situatën në qarkun e Vlorës.

 

Boçi deklaroi se reforma e re duhet të përmbyllet me konsensus mes mazhorancës dhe opozitës, pasi në të kundërt, sipas tij, do të humbiste vlerën politike dhe institucionale.

 

“Territori nuk lexohet në Parlament, por në dëgjesat publike dhe në problemet reale të qytetarëve. Vlora është rasti më tipik i dështimit të Reformës Territoriale. Ka bashki që mbështeten nga qeveria dhe të tjera që mezi nxjerrin pagat. Kryebashkiakët sot i kanë duart e lidhura nga ndërhyrjet e pushtetit qendror”, tha Boçi.

 

Ai solli në vëmendje edhe raportin e vitit 2024 të Bankës Botërore, i cili sipas tij evidenton problematika konkrete në bashkitë Vlorë dhe Selenicë.

 

Dëgjesa në Vlorë është pjesë e turit të konsultimeve publike që Komisioni i Posaçëm po zhvillon në disa qarqe të vendit për të mbledhur propozime dhe shqetësime mbi reformën administrativo-territoriale dhe funksionimin e pushtetit vendor në Shqipëri. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Policia nën akuza për dhunë terrorizuese, avokatët kërkojnë hetim të plotë për zinxhirin komandues
Lexoni më shumë
Bougainville Bay & Spa në Sarandë kërkon Elektriçist dhe Mirëmbajtës hoteli
Lexoni më shumë
Nga Greqia drejt Italisë për 2 500 euro: kapet në Konispol furgoni me 11 emigrantë
Lexoni më shumë
Parku eolik në Markat, projekti i licencuar në vitin 2008 ndryshon planin e ndërtimit
Lexoni më shumë
Butrinti fiton në transfertë ndaj Devollit, ngjitet në vendin e dytë dhe vijon garën për kreun
Lexoni më shumë
Butrinti kërkon fitoren në transfertë ndaj Devollit, Delvina përballet me Apoloninë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.