“Është në shtëpinë tonë dhe nuk e prekni dot” – Debati që shkaktoi vrasjen e Rexhep Ismaili

“Është në shtëpinë tonë dhe nuk e prekni dot” – Debati që shkaktoi vrasjen e Rexhep Ismaili. Grupi i personave kishin informacion se te karburanti i vëllezërve Ismaili ndodhej 50-vjeçari Viktor Ruçi, me origjinë nga Tepelena dhe banues prej shumë vitesh në fshatin Gjashtë.

 

 

Një prej të rinjve të përfshirë dje në ngjarje kishte mosmarrëveshje me Ruçin për çështje pronësie lidhur me një lokal në zonën e bregdetit dhe madje ishte konfliktuar më herët me të. Për këtë arsye kishte thirrur në ndihmë edhe disa shokë të tij dhe së bashku kanë shkuar tek lokali i 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, ku në verandë kanë gjetur të ulur në tavolinë Ruçin, Ismailin dhe 3 persona të tjerë, rreth familjar e shoqëror i tyre.

 

Menjëherë ka nisur një debat verbal, ku Rexhep Ismaili u ka thënë personave se “Është në shtëpinë tonë dhe nuk e prekni dot”. Më pas debati ka degraduar në përplasje fizike dhe me sende të forta mes palëve, duke pasur si objektiv kryesor nga pala tjetër pikërisht Tori Ruçin.

 

Pasi janë goditur me sende të forta, në një moment Rexhep Ismaili është futur brenda lokalit dhe ka dalë me një armë zjarri tip “Kallashnikov”, duke hapur zjarr disa herë ndaj grupit të të rinjve.

 

Nga të shtënat mësohet se ka mbetur i plagosur njëri prej tyre. Nga ana e grupit tjetër është qëlluar me pistoletë, duke e goditur Rexhep Ismailin, i cili ka mbetur i vdekur në vend.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Berisha: Rama duhet të japë dorëheqjen, të mos ndjekë shembullin e diktatorëve
Lexoni më shumë
Protesta e studentëve në Tiranë LIVE / Ndiqni transmetimin e drejtpërdrejtë nga Reuters
Lexoni më shumë
Nxënësit e “Hasan Tahsinit” bojkotojnë mësimin në Sarandë, thirrje bashkëmoshatarëve të bashkohen
Lexoni më shumë
Rama reagon pas protestave të studentëve: Hajdeni të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje
Lexoni më shumë
Nxënës dhe studentë paralajmërojnë bojkot dhe protesta edhe në Sarandë
Lexoni më shumë
Kumbaro reagon pas protestave të nxënësve dhe studentëve: Jemi të hapur për dialog
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.