Fillon puna për ndërtimin e Terminalit të ri Jug & Veri te Kthesa e Kamzës

Puna për ndërtimin e terminalit të ri Jug & Veri te Kthesa e Kamzës ka filluar, duke shënuar një hap të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës së transportit publik në kryeqytet. Terminali i ri do të shërbejë si një pikë qendrore për të gjitha linjat e autobusëve që vijnë nga veriu dhe jugu i vendit, ndërkohë që linjat nga juglindja do të vazhdojnë të përdorin Terminalin Lindor te TEG.

 

terminali jug veri kthesa

 

Terminali do të vendoset në zonën e kthesës së Kamzës, duke shërbyer si terminali përfundimtar, në të njëjtin vend ku është aktualisht terminali provizor.

Terminali i ri do të ketë 63 vend-poste dhe stacione për autobusët që vijnë nga veriu dhe jugu të vendit. 

Shërbimi: 43 linja për zonën e jugut dhe 20 linja për zonën e veriut do të kenë shërbimin e tyre në terminalin e ri.

Transporti Urban: Katër linja të autobusëve urban (linja e ‘City Park’, e Kamzës, Institutit dhe ‘Tirana e Re’) do të ndalojnë pranë terminalit të autobusëve për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

Terminali i autobusëve do të harmonizohet me terminalin e trenit për Rinas dhe Durrës, duke ofruar një qendër transporti multimodal.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Qeveria ndryshon hartat e zonave arkeologjike “A” dhe “B” në qytetin e Sarandës
Lexoni më shumë
U mbanin pasaportat për të shlyer borxhet me punë, zbulohet rrjeti i kalimit të emigrantëve
Lexoni më shumë
Inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi
Lexoni më shumë
Operacion i madh policor në Thesproti, 8 të arrestuar dhe 30 të tjerë të shoqëruar
Lexoni më shumë
Ndryshon procedura për patentat: Çfarë parashikon udhëzimi i ri për kontrollet mjekësore
Lexoni më shumë
Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.