Fillon kthimi i emigrantëve për Festat e fundvitit


Festat e fundvitit kanë sjellë dhe radhë të gjata në te tre Pikat Kufitare ne Qarkun e Gjirokastres ne ate te Kakavijes qe eshte me e madhja, si dhe ne dy pikat e tjera si ajo e Tre Urave ne Permet apo dhe e Sopikut. Shumë emigrantë kthehen në atdhe për të festuar Vitin e Ri dhe Krishlindjen. Ashtu siç ka dhe një numër të lartë shqiptarësh të cilët preferojnë që të festojnë jashtë shtetit.

Ne piken me te madhe kufitare ne vens sic eshte ajo e Kakavijes mesditen e sotme ka pasur pak radhe ne hyrje te territorit shqiptar nderkohe qe ne dalje ka qene pak me ndryshe se heret e tjera. Sipas burimeve zyrtare nga kjo pike, 17 mijë persona kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë në 48 orët e fundit, nga të cilët 14 mijë e 500 janë shqiptarë dhe 2500 të huaj. Drejt Greqise kane udhetuar per te kaluar festat e fundvitit 6400 shtetas shqiptare dhe 1.900 të huaj. Në total 25 mijë persona kanë hyrë dhe dalë nëpërmjet doganës së Kakavijës në Gjirokastër.

Nuk jane hasur probleme ne sportele por gjithesesi pala shqiptare eshte ne gatishmeri per t’iu pergjigjur cdo fluksi. JUGULAJM

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Skënder Hita reagon pas dhunës ndaj policëve nga protestuesit në dyert e Komisariatit
Lexoni më shumë
Princ Leka dënon dhunën ndaj protestuesve: Kush ka abuzuar me detyrën të mbajë përgjegjësi
Lexoni më shumë
Kryepeshkopi Joan mesazh: Shqipëria është e të gjithëve, duhen vendime të urta dhe të pjekura
Lexoni më shumë
KMSH thirrje institucioneve: Merrni seriozisht kërkesat e qytetarëve, shmangni dhunën
Lexoni më shumë
Butrinti pret Albpetrol në Sarandë, ndeshja transmetohet LIVE në Saranda Web
Lexoni më shumë
Saranda, qyteti ku investimet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit riparohen pafund
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.