Fillon Braktisja e Madhe, demokratët e Sarandës në kërkim të Arkës së Noes

02/05/1615:04

Shperndaje:


VloreDemokratët e Sarandës, që pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, kanë pritur me shpresë për një analizë, reflektim dhe riorganizim të degës së Partisë Demokratike në Sarandë. Fushata e zgjedhje lokale të qershorit 2015 shënoi në Sarandë një precent të paparë dhe të padëgjuar ndonjëherë në politikën shqiptare, ku lufta për ndarjen e pushtetit filloi ende pa e marrë atë. Dhe kjo luftë, e cila kishte si moto luftën e brezave, kishte si synim mbajtjen sa më larg pushtetarëve të ardhshëm të çdo personi që mund të kishte një ambicje për të kërkuar pjesë nga torta e fitores.
Mbledhja e kryesisë së degës  PD Sarandë, nën drejtimin e kryetarit Lulzim Basha ishte një shpresë se PD-së në Sarandë do t`i rikthehej harmonia.
Por vendimi i fundit i Bashës, për të futur në riorganizim gjysmat e degëve të kësaj partie, pa ndonjë kriter të qartë, dhe përjashtimi i degës së Sarandës nga riorganizimi, pavarësisht se kjo degë nga ndarja e 3 degëve të reja ka humbur shumicën e anëtarësisë, ka shokuar demokratët e Sarandës, të cilët kanë filluar të besojnë se ka nje pakt të fshehtë që Partia Demokratike të humbasi zgjedhjet e vitit 2017. Rrruga e vetme për demokratët sarandiotë, që nuk iu përkulën as rrebelimit të vitit 1997 shikohet braktisja e PD-së përpara 2017 dhe kërkimi i Arkës së Noes, që do të thotë bashkimi me formacione politike tradicionale të djathta, të denja për t`i bërë ballë pushtetit të korruptuar dhe marëveshjeve të pista me të.

Themeluesi i PD Sarande Skender BajramiThemeluesi i PD Sarande Skender Bajrami flet ne pervjetorin e 25-te te themelimit per arsyet e humbjes ne zgjedhjet lokale
Posted by Saranda Web on 2016-01-12

.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

HUNDECOVA, misteri i pazbardhur i braktisjes së fshatit – VIDEO
Fermerët e Sarandës nën presion, kostot e larta dhe problemet me eksportin godasin prodhimin vendas
Roal Food kërkon Ekonomiste, Agjent Shitje dhe Punëtor magazine në Sarandë
RISTORANTE ITALIANO në Sarandë kërkon Kamarier/e dhe Punonjëse Pastrimi
Restorant LIMANI në Sarandë kërkon Kamarier Bari dhe Kamarier Restoranti
Saranda edhe këtë vit me mësim me dy turne, premtimi për Eko Kampusin mbetet në letër

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.