ISHUJT E KSAMILIT
ISHUJT E KSAMILIT
18 km në jug të Sarandës, Ksamili dhe Ishujt e Ksamilit përbëjnë pjesën më aktraktive të kësaj zone bregdetare.
Kanë një lartësi nga 7.5 deri në 15 metra mbi nivelin e detit. Këta ishuj të vegjël shkëmborë janë vendosur pranë njeri-tjetrit të mbuluar me një vegjetacion tipik mesdhetar mjaft të zhvilluar. Megjithëse dora e njeriut nuk e ka kursyer duke e betonizuar në pjesën më të madhe të tij, sërish Ksamili ofron bukuri mahnitëse. Ishujt përballë tij e bëjnë Ksamilin aq të veçantë e të dëshirueshëm.
ISHUJT E KSAMILIT
Ishujt e Ksamilit gjenden pranë bregdetit të Jonit në Ksamil. Pak kilometra larg qytetit të Sarandës shpaloset një pamje mahnitëse e detit ngjyrë gurkali, dhe ishujve të vegjël shkëmborë me një bimësi të egër e të dendur. Vetëm 2 km më larg ndodhet qyteti antik i Butrintit.
Kjo zonë është unikale dhe përfaqësuese e bregdetit shkëmbor jonik shqiptar. Kanë vlera shkencore, edukative, biologjike, estetike, dhe turistike. Për të shkuar tek ishujt mund të përdoren varkat ose me not, pasi distanca nga bregu është e shkurtër.
Ksamili përfaqëson një prej vendpushimeve bregdetare më të frekuentuara gjatë verës. Qyteza e vendosur në skajin jugor të vendit ofron plazhe të vogla e të pastra, ndër më të bukurat e bregdetit Jonian. Shumë vizitorë e përzgjedhin Ksamilin për magjinë e ishujve dhe qetësinë. Plazhet e vendosura vetëm pak km në jug të qytetit të Sarandës dhe shumë pranë Parkut Kombëtar të Butrintit i lejojnë pushuesve akses të lehtë për këto dy destinacione të jetës së mbrëmjes dhe turizmit kulturor.
Ishujt e Ksamilit – Në wikipedia shkruhet:
Ksamili Ishujt e Ksamilit ose Ishujt e Tetranisit janë katër ishuj të vogël që ndodhet në Bashkinë e Sarandës. Ishujt janë shumë pranë bregur dhe mund të arrihen me varka, por edhe duke notuar. Ksamili, sipas të cilit ishujt janë të emëruar, është i vendosur në lindje të ishujve.
Zonat e kombinuar e katër ishujve të Ksamilit është 7,1 ha dhe janë pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit.
Vizitoni Ishujt në Ksamil
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Twitter Saranda Web
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
Linktree sarandaweb
in sarandaweb
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Fast Food Grill & Pizza POINT kërkon të punësojë Fast Food-ier dhe Sanitare
08/04/1614:31
SHEJNI Fast Food te Parku OASI në Sarandë
08/04/1614:31
Më 17 & 18 Maj organizohet Folk Fest ‘Sofra Konispolate’
08/04/1614:31
Akt i rëndë në Delvinë, tentohet të rrëmbehet pllaka e varrit
08/04/1614:31
Hotel në Sarandë kërkon Punonjëse kuzhine për mëngjeset. 5 orë punë, paga 80,000 Lekë
08/04/1614:31
Laguna Beach Ksamil kërkon të punësojë Barist me eksperiencë pune
08/04/1614:31
Nxirret nga gremina ku kishte rënë pas aksidentit me motor Astrit Lamaj
08/04/1614:31
NËPËR RRUGËT E SARANDËS – VËZHGIM
08/04/1614:31
Aksident në aksin Delvinë-Kardhiq, humb jetën 53-vjeçari
08/04/1614:31
Njoftim punësimi për staf në Restorant të ri në Shëtitoren e Sarandës
08/04/1614:31
Rezervime
Dhomë dyshe me ballkon – Vila Park Bujari Ksamil
08/04/1614:31
Vila Alvin, apartament 1+1, Kati 2
08/04/1614:31
Suitë me dy dhoma – Vila Park Bujari Ksamil
08/04/1614:31
Apartament 2+1 me pishinë
08/04/1614:31
Dhoma Ksamil
08/04/1614:31
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 5
08/04/1614:31
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 16
08/04/1614:31
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 29
08/04/1614:31
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 28
08/04/1614:31
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 24
08/04/1614:31