Hasan Tahsini
Hoxha Hasan Tahsini Efendiu lindi në vitin 1812 në fshatin Ninat të Sarandës. Hasan Tahsini është djali i Osman Efendi Rushit Ahmedit. Babai ka qenë një dijetar i shquar; ishte kadi, myfti dhe kryesisht myderriz.
Hoxha, para emrit Hasan, nuk është emër, por një titull i lartë, shumë i nderuar i kohës, që do të thotë:. Dijetar mbi dijetarët, ose në gjuhë të sotme: Akademik… Kurse mbiemri Tahsin, pas emrit Hasan, nuk është mbiemër, por është një cilësi dalluese, shquese, vlerësuese. I ishte dhënë qysh kur ishte student në Stamboll, sepse ishte më i dalluari, më i shquari, më i vlerësuari.
Hoxha Hasan Tahsini Efendiu mësimet e para i filloi në Prevezë, kurse të mesme i filloi në Shkodër. I vazhdoi në Berat, ku i ati, Osman Efendiu, ishte caktuar myfti.
Në Stamboll, qysh si student, meqë ishte më i dalluari, më i shquari, më i vlerësuari i dhënë titullin: Tahsin, të cilin e gëzoj si “mbiemër” tërë jetën.
Me një vendi mbretëror, jo vetëm që i dhanë këtë titull, por, Hasan Tahsin Efendiun e dërguan në Francë për të studiuar. U regjistrua në Fakultetin e Shkencave Natyrore, në Universitetin e Sorbones, në Paris. Aty studioi me përkushtim, me vullnet, me shumë dashuri, sa që u befasonte secili…! Më në fund, ky student shqiptar kaq i vyeshëm i përfundoi studimet me sukses të shkëlqyeshëm… Menjëherë e punësuan, me vendim mbretëror, e emëruan Imam në Ambasadën e Perandorisë Osmane në Paris, ku, me gjithë studime, qëndroi afër 16 vjet.
Kur u kthye në Stamboll e themeloi Universitetin Modern të Stambollit, ku ishte edhe profesor i psikologjisë dhe Rektor i parë i këtij Universitet.
Hoxhë Hasan Tahsini Efendiu, jo vetëm që nuk e harroj asnjë herë se ishte shqiptar. Por meqë ishte ndër shqiptarët më i formuari, më i dituri, më i ngrituri, gjithnjë printe në çështjen shqiptare kombëtare.
Ishte ndër të parët që hartoi një alfabet të veçantë për gjuhën shqipe. Ishte ndër të parët, nga nismëtarët, për themelimin e Shoqërisë Kulturore Shqiptare të Stambollit (1879). Ishte nga të parët në themelimin e Lidhjes së Prizrenit (18781881)
Vëllezërit Frashëri, Abdyli, Mehmeti, Tosumi, Kasemi, Naimi, Samiu, si edhe atdhetarët të tjerë, J. Vreto, K. Kristoforidhi, K. Hoxhi etj. ishin jo vetëm nxënësit e tij, plotë besnikëri, por edhe bashkëpunëtorë kryesor.
Hoxha Hasan Tahsini Efendiu, përveç që ishte atdhetar, një nga figurat më kryesore, më madhore, ishte motori i Rilindjes Kombëtare Shqiptare
Nuk ishte vetëm fetar apo teolog, por ishte edhe psikolog, sociolog, pedagog dhe ishte më i pari astronom në tërë Perandorinë Osmane
Nuk ishte vetëm atdhetar, por ishte edhe dijetar, mendimtar, përkthyes, poet, shkrimtar, letrar… Ishte një iluminist enciklopedist.
Ishte njohës për bukuri në astronomi, filozofi, teologji, matematikë, fizikë, histori, gjeografi, bujqësi, letërsi… Ishte pionieri i parë i Shkollës Psikologjike
Për të gjitha këto aftësi ka dëshmi.
Sipas burimeve turke, Hoxha Hasan Tahsini ishte njeriu më i ditur i kohës në Stamboll, jo vetëm në shkencat natyrore, por edhe në ato letrare, filologjike, filozofike, teologjike. Hoxha Hasan Tahsini ka shkruar, botuar, më se 20 libra shkencore, astronomike, psikologjike, pedagogjike.
Studimet e tij, fillimisht i botoi në revistën shkencore: ”MexhmualiUlum”, që vet ishte themelues. Këtu vlen të përmenden disa nga veprat e tij: Historia e krijimit, Themeli i Gjithësisë, Psikologjia apo Dituria e shpirtit. Të fshehtat e ajrit dhe ujit, Rruzullimi i përbotshëm, Pasqyra qiellore, etj. etj.
Turkologu i njohur rus, Smirnov, në veprën e tij “Përshkrimi i Historisë së Letërsisë Turke”, botuar në Petrograd, me 1891, e cilëson Hoxhë Hasanin si “Lomonosovin e Turqisë”.
Kurse, historiani perëndimor, Rodrig Davidson, në veprër e tij “Reformat në Perandorinë Osmane” (18561876), thotë se: “Hoxha Hasan Tahsini ishte dijetari më i mirë i asaj kohe në tërë Perandorinë Osmane”.
Hoxha Hasan Tahsini ndërroi jetë me 4 korrik 1881, në Stamboll, në moshën 69 vjeçare.
Në Shqipëri dhe Kosovë për nder të kësaj figure dhjetra institucione arsimore mbajnë emrin e tij. Ndër ta edhe gjimnazi i parë i Sarandës.
.
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Braktisen punimet e fasadave në Sarandë – FOTO
23/12/1719:08
NJOFTIM PUNËSIMI në Restorant në Bulevardin e Sarandës për Prill-Tetor. Me akomodim & ushqim
23/12/1719:08
Olta Xhaçka: Plazhet ua japim të fortëve mos të vijnë njerëz nga malet me çadra në duar – VIDEO
23/12/1719:08
Freedom House: Demokracia në Shqipëri asnjë përmirësim, liria e medias e përkeqësuar
23/12/1719:08
Vijon aksioni për heqjen e makinave të braktisura nga rrugët e Sarandës
23/12/1719:08
Banori denoncon me lotë në sy: Më dhunuan varrin e gjyshit
23/12/1719:08
SYRI I KALTER
23/12/1719:08
Yacht Premium Hotel hap aplikimet për stafin e restorantit (maj-shtator)
23/12/1719:08
NJOFTIM PUNËSIMI për disa pozicione pune në Blue Sky Bar-Restorant. OFROHET akomodim
23/12/1719:08
Kërkohet kujdestare për orët e natës për një grua të moshuar në lagjen 4 Kodër Sarandë
23/12/1719:08
Rezervime
Apartament 1+1 me pishinë
23/12/1719:08
Dhomë familjare për pushime, me kuzhinë
23/12/1719:08
City Glow – Apartament me 2 dhoma
23/12/1719:08
Vila Alvin, Apartament 1+1
23/12/1719:08
Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift me 1 fëmijë
23/12/1719:08
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 8
23/12/1719:08
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 31
23/12/1719:08
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 5
23/12/1719:08
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 6
23/12/1719:08
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 11
23/12/1719:08