

Ekspedita arkeologjike shqiptaro – italiane gërmime në qytetin antik Kestria


Qyteti antik Kestria. Në ditën e fundit të ekspeditës arkeologjike, Report tv udhëtoi në qytetin antik të Kestria në Çukën e Ajtoit. Paolo Roseti, një prej arkeologëve italian të La Sapienzas që ka punuar me Institutin tonë Arkeologjik, rrëfen kërkimet e kryera në Çukën e Ajtoit si dhe historikun e Kestrias, qytetit që mendohet të ketë qenë këtu në shekullin e IV para Krishtit.
I pari që do të udhëtonte në skajin më jugor të Shqipërisë, drejt Çukës së Ajtoit në ’29-ën, për të shënuar fillimin e kërkimeve arkeologjike, do të ishte Luigi Maria Ugolini… 93 vite më vonë, të tjerë studiues italianë nga Universiteti i La Sapienza-s, i bashkohen ekspeditës së Institutit Arkeologjik në Çiflik të Konispolit, drejtuar nga Julian Bogdani dhe Albana Meta.
Paolo Rosati është një prej tyre dhe e takojmë ditën e fundit të punës, si rezultat i së cilës do të kemi edhe një hartë të rrënojave arkeologjike të zonës së quajtur “Pallat” ku u përqendruan kërkimet…

Rrëfen se janë hulumtuar edhe zona të pagërmuara më herët, ku arkeologët kanë kryer sondazhe stratigrafike e kanë datuar strukturat e ndërtesës.
Origjina e vendit është ende e pasigurt, por kërkimet arkeologjike pritet t’i vijnë në ndihmë historisë.
“Po kërkojmë të dhëna të tjera për ta identifikuar në mënyrën më të mirë të mundshme, po ajo çka mund të themi bazohet në burime antike, prej nga thuhet se në këtë mal duhet të ketë qenë një qytet i quajtur Kestria, që varej apo ishte në brendësi të territorit të lidhur me Butrintin.
Qyteti duhet të ketë një origjinë të shekullit të IV-III para Krishtit, por ka një zhvillim të rëndësishëm veçanërisht në periudhën helenistike… Ka qenë pjesë e Kaonisë, të veriut të Epirit si një qytet shumë i rëndësishëm nga këndvështrimi strategjik dhe ushtarak”, shprehet ai.
Kestria, siç rrëfen studiuesi mendohet të jetë shkatërruar gjatë pushtimit romak në periudhën posthelenistike, pas Mbretërisë së Epirit.

“Nuk u ndërtua kurrë më në periudhën romake dhe gjejmë disa gjurmë banesash në periudhat e mëvonshme, pikërisht në periudhën mesjetare kur u ndërtua një fortesë e re në periudhën bizantine në majë të kodrës së Çukës së Ajtoit dhe më pas në periudhën osmane kur banesat ndërrohen këtu në shpat ku i gjejmë sot, me emërtimet si Cifliku i vjetër e Çifliku i ri”, shpjegon Rosati

Nuk do të jetë kjo e fundit ekspeditë as për studiuesit italianë.
“Si perspektivë për të ardhmen ne presim të kthehemi në vitet në vazhdim dhe të vijojmë këto kërkime kaq të çmuara këtu në Çukën e Ajtoit ,në territorin e Konispolit dhe për t’u thelluar edhe më shumë në tematikat historike që lidhen me këtë territor, kaq të pasur me arkeologji e shumë çka tjetër”, thotë më tej.
Report Tv



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Ndahet nga jeta ideatori i furnizimit me ujë të Sarandës nga burimet e Tatzatit
17/07/2219:59

Fshati Vanë izolohet totalisht, banorët rrezikojnë jetën duke u kacavjerrë në urën e shembur – VIDEO
17/07/2219:59

Kapet i dënuari me 5 vjet burg për trafik, tregoi identitet të rremë pasi u kthye nga Greqia
17/07/2219:59

“E mbaja me bukë”/ Shoku i përdhunoi vajzën 12-vjeçare, babai tregon detajet: E pashë duke qarë…
17/07/2219:59

Ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e disa veglave pune, arrestohet 21-vjeçari
17/07/2219:59

U kap nga Policia me çifte në krah, procedohet penalisht
17/07/2219:59

Përrenjtë e Skërficës vërshojnë në rrugën Kardhiq – Delvinë (VIDEO)
17/07/2219:59

Prangoset 55-vjeçari nga Saranda, përdhunoi vajzën 12-vjeçare të mikut familjar
17/07/2219:59

24 orë pas apelit për kurimin e aktorit Anastas Nika, dhurohen 8 nga 12 mijë euro që duhen
17/07/2219:59

Policia informohet per 2 persona të dyshimtë, pas kontrollit zbulohet çfarë kishin në 2 çanta
17/07/2219:59






Rezervime

Dhomë me kuzhinë për familje të vogla
17/07/2219:59

Vila Alvin, Apartament 1+1
17/07/2219:59

Vilë për pushime, me pishinë dhe gjelbërim
17/07/2219:59

Apartament 2+1 me pishinë
17/07/2219:59

River & Sea Side Apartament
17/07/2219:59
Suvenire

Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
17/07/2219:59

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
17/07/2219:59

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
17/07/2219:59

Suvenire nga Saranda
17/07/2219:59

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
17/07/2219:59




