Ekipit të Butrintit i largohen 2 futbollistë

Me fillimin e fazës së Dytë të Kampionatit të Kategorisë së Parë, fillim i cili nisi me humbje për Butrintin, ekipit i largohen 2 futbollistë. Lajmi bëhet i ditur nëpërmjet faqes së tifozerisë sarandjote KS Butrinti.

Remi Malaj rikthehet tek Luftëtari. Gjirokastriti i jep fund aventurës në Sarandë teksa minutazhi i paktë për të dhe afrimi i lojtarëve të tjerë në merkaton e janarit bërën që ai të largohet për të fituar më shumë eksperiencë.

David Boçaj largohet nga Butrinti. Mesfushori 23 vjeçar ka zgjidhur kontratën me mirëkuptim me drejtuesit duke mos pasur hapësirat e duhura në ekipin sarandiot.

Djaloshi kokulur shfaqi potencial të madh, luajti rol në ngjitjen e ekipit në Kategorinë e Dytë, debutoi në Kategorinë e Parë dhe u konsiderua nga sportdashësit si një prej tyre.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore
Lexoni më shumë
Bashkia Finiq 1,3 milionë euro për rikonstruksionin e rrugëve në fshatrat e 5 njësitë administrative
Lexoni më shumë
Rama nxjerr karriget, protestuesit i japin menjëherë përgjigjen: “Jep dorëheqjen”
Lexoni më shumë
Rama nxjerr karrige përpara Kryeministrisë: “Hajde uluni të bëjmë dialog”
Lexoni më shumë
1 mijë pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të dorëhiqet, policia të ndalë dhunën
Lexoni më shumë
Policia dhunon protestuesit në oborrin e Katedrales, Kisha reagon: Respektoni vendet e shenjta
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.