E gjithë bota në Sarandë! Nga Kosova deri në Francë zbarkojnë mijëra turistë

12/08/2115:29

Shperndaje:

Saranda po përjeton kulmin më të madh të fluksit turistik që nga fillimi i pandemisë.

Plazhet plot me pushues dhe anijet e barkat e shumta që ofrojnë lundrime në gjiret e mrekullueshme të Jonit rreth Sarandës janë prova më e dukshme se turistët këtë vit janë shumëfishuar.
Prej kohësh qyteti jugor është kthyer në një destinacion turizmi për pushuesit nga rajoni ku përveç atyre nga Kosova, me dhjetëra autobusë dërgojnë çdo ditë turistë nga Serbia, nga Maqedonia e veriut por edhe ukrainas, polakë, hungarezë etj. Çmimet për këtë arsye janë rritur ndjeshëm, veçanërisht në apartamentet për pushime. Deri në datën 20 gusht është e vështirë të gjesh një ambient të lirë.


Operatorët turistikë me anije dhe skafe janë të mbingarkuar me kërkesë nga turistët që duan të vizitojnë dhe bëjnë plazh në zonat si Kakomeja, Krorezi apo plazhet e njohura të Ksamilit.
Pronarët e shërbimeve turistike thonë se fluksi është më i lartë se në 2019 dhe se po përpiqen që me anë të çmimeve të favorshme të afrojnë turistë edhe pas datës 20 gusht.


Në plazhet e Sarandës dhe të Ksamilit janë rikthyer italianët si dhe ka një numër të konsiderueshëm francezësh që vizitojnë kryesisht zonat arkeologjike.
Një pjesë e madhe e turistëve të huaj vijnë nëpërmjet linjave detare me Korfuzin. Ndërkohë në portin e Sarandës ka një numër të konsiderueshëm të jahteve që këtë herë nuk kane ardhur vetëm për t’u furnizuar me naftë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ardit Bido në Parlament: Tatzati, Varfaj, Vërva, Dishati, Lefterohori e Kakodhiqi duhet të lidhen me rrugë për banorët & turizmin
Drafti i amnistisë penale: Kush përfiton nga lirimi, ulja e dënimit dhe pushimi i çështjeve
Banorët pa drita, OSHEE u përgjigjet me tallje: Do të keni kur të vijë behari
Ardit Bido në Parlament: Të nisë projekti nga Tatzati, Saranda dhe Delvina s’mund të lihen më pa ujë
Pas denoncimit në Saranda Web, rifillojnë punimet për korrigjimin e kanalit në Delvinë
Sallon estetik SILVI në Ksamil kërkon Estetiste për manikyr & pedikyr

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.