Dy vjet pas afatit, Parku “Miqësia” me shatërvan pa ujë dhe lodra jofunksionale
Dy vjet pas afatit, Parku “Miqësia” me shatërvan pa ujë dhe lodra jofunksionale
Kanë kaluar 2 vite nga përfundimi i afatit zyrtar të dorëzimit të punimeve në Parkun “Miqësia”, në qendër të Sarandës, por 2 nga elementët kryesorë të projektit – shatërvani dhe këndi i lojërave për fëmijë – nuk kanë funksionuar asnjë ditë të vetme.

Investimi i realizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, kap vlerën rreth 7 milionë euro dhe ishte pjesë e “Programit për Integrimin Urban dhe Zhvillimin e Turizmit”, me objekt të qartë: përmirësimin e integruar urban-turistik të Sarandës VIDEO. Në tabelën informuese të vendosur në park, projekti financohet nga Banka Botërore dhe parashikohej të realizohej brenda 12 muajve.
Sot, realiteti në terren paraqitet krejt ndryshe nga premtimet.
Pllaka e madhe e granitit në qendër të parkut, e konceptuar si shatërvan dekorativ, qëndron e heshtur. Asnjë pikë uji, asnjë ndriçim funksional, asnjë gjurmë që të tregojë se ky element ka qenë ndonjëherë në punë. Për një qytet turistik si Saranda, ku hapësirat publike janë pjesë e identitetit dhe ofertës për vizitorët, një investim i tillë i papërfunduar përbën jo vetëm problem estetik, por edhe dështim funksional.
Këndi i lojërave – i papërdorshëm për fëmijët
Po aq shqetësuese është situata në këndin e lojërave për fëmijë. Disa prej lodrave rezultojnë jofunksionale dhe të papërshtatshëm për përdorim.
Në një zonë që frekuentohet nga familje dhe fëmijë, mungesa e një hapësire të sigurt dhe funksionale për lojë është një dështim që prek drejtpërdrejt komunitetin.
Programi për Integrimin Urban dhe Zhvillimin e Turizmit synonte përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së hapësirave publike në qytete turistike si Saranda. Parku “Miqësia” ishte pjesë e këtij transformimi të premtuar.
Megjithatë, dy vite pas afatit të përfundimit, një nga projektet simbolike në qendër të qytetit mbetet i paplotë në funksionalitet.
Pyetjet që ngrihen janë të qarta:
– Përse shatërvani nuk ka funksionuar asnjë ditë?
– Kush mban përgjegjësi për mungesën e funksionalitetit?
– A ka pasur dorëzim teknik të plotë të punimeve?
– A është parashikuar mirëmbajtja në kontratë?
Për një investim me vlerë miliona euro, qytetarët e Sarandës kanë të drejtë të kërkojnë transparencë, llogaridhënie dhe zgjidhje konkrete.
Parku “Miqësia” duhej të ishte një hapësirë model për qytetin turistik. Sot, ai mbetet një shembull i një projekti që në letër synonte zhvillim, por në praktikë nuk arrin të përmbushë funksionin bazë për të cilin u realizua.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 3
01/03/2610:51
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 26
01/03/2610:51
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 17
01/03/2610:51
DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
01/03/2610:51
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 18
01/03/2610:51