Duka “dhëmbë për dhëmbë” me Ramën: Informalitetin ta kishe luftuar në paqe, jo tani në luftë!

10/04/2019:37

Shperndaje:


Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka qenë i ftuar në emisionin “Në fokus” në “Tv T”, ku ka folur për krizën e shkaktuar nga pandemia dhe nevojën që qeveria shqiptare, të ketë një paketë edhe për personat që punojnë në botën e futbollit, duke filluar nga futbollistët, deri tek stafi administrativ.

Duka tha se lufta ndaj informalitetit është e nevojshme, por ajo duhet të bëhet në paqe dhe jo në luftë, duke e quajtur këtë argument si një “lapsus” të kryeministrit.

“Nuk mund të mohojmë që ekziston informaliteti edhe në futboll, siç realisht ekziston në të gjithë jetën shqiptare, në ekonominë shqiptare. Por, nuk mund të jetë arsye kjo, mbase ka qenë një lapsus ose një gjë e momentit e kryeministrit, sepse prezenca apo qenie në një gjendje të jashtëzakonshme, apo në një luftë siç e thotë kryeministri, pavarësisht informal apo formal, ke nevojë të jetosh dhe të jetosh ke nevoja ekonomike. Informalitetin duhet ta sulmojmë në ditë paqeje dhe jo në ditë lufte. Kemi patur kohë ta bënim këtë përpara se të fillonte pandemia, pikërisht për këtë kemi bërë takim me kryeministrin, për ta ndihmuar edhe formalizimin e futbollit, ekipeve të futbollit dhe për ta ndihmuar me një paketë ligjore. Megjithatë qeveria mund të nxirrte një paketë dhe të ndihmonte ata që kanë paguar taksat“, u shpreh Duka.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda
Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?
Akuzohet nga vëllai se i ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake, shpallet në kërkim
Saranda ndez dritat e festave të fundvitit – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.