Dhimbje dhe lotë në Borsh për vdekjen e 18 vjecares. I fejuari në gjendje shok

15/03/1919:45

Shperndaje:


Aksidenti i ndodhur pasditen e sotme ne Borsh, ku mbeti e vdekur 18-vjecarja AnaLuiza Duro,  ka shokuar te gjithe fshatin bregdetar.
Ngjarja e rende ndodhi rreth ores 17:15 minuta, ku cifti i fejuar  kishin dale me automjetin e tyre per te shijuar perendimin e diellin ne plazhin e Borshit.
Ende mbetet e paqarte sesi automjeti ka dale nga rruga dhe perfundoi i batuar ne kanalin i cili shkarkon ne det ujrat e perrenjve te vijne nga malet e larta.
I fejuari i AnaLuizes, Robert Dhuli ka arritur te dali nga automjeti, por ka qene i pafuqishem per te nxjerre te fejuaren nga mjeti i cili ishte mbuluar nga uji.
Pavaresisht se ai kerkoi ndihme te banoret, te cilet njoftuan edhe policine dhe zjarrfikset, per vajzen 18 vjecare ishte shume vone.
Ngjarja ka shokuar banoret e Borshit, te cilet i njihnin te rinjte, pasi vajza ishte nga Borshi, ndersa Roberti nga fshati Fterre.
Policia pas aksidentit ka shoqeruar 19 vjecarin Robert Dhuli, i cili sipas nje burimi te Saranda Web ende nuk ka dhene shpjegime per rrethanat e aksidentit,  pasi ndodhet ne gjendje te rende psikologjike.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Igli Gjoca humb jetën tragjikisht si pasojë e kontaktit nga rryma elektrike
Vajza kërkon babanë e humbur prej më shumë se 20 vitesh, mendohet se ka jetuar në Sarandë
Hotel Diamond në qendër të Sarandës kërkon të punësojë staf për sezonin turistik
Bota mori frymë lirisht dhe nafta u ul me 20 $ por në Shqipëri “Bordi i Talljes” e ul vetëm 4 Cent
Gjiri i Hartës kërkon staf sezonal. Ofrohet akomodim, ushqimi dhe transporti
BURGER KING kërkon punonjës për pikën në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.