

Detaje të reja nga aksidenti në Muzinë/ Shoferja: Furgoni ishte me shpejtësi skëterrë


Aksidenti i ndodhur mesjavën e shkuar në Qafën e Muzinës ku humbën jetën 5 persona, duket se po hyn në një etapë të re hetimesh. Burime konfidenciale nga grupi hetimor, konfirmojnë për Report Tv, se drejtuesja e Land Roverit Rexhina Çelhaka udhëtonte me automjetin e djalit të xhaxhait të saj nga Tirana në drejtim të Sarandës e mandej drejt destinacioneve të panjohura për të.
Çelhaka nën shoqërinë e shoqeve të saja, kishte përshkuar rrugën nga bregdeti jonian me ndihmën edhe të GPS në celular pasi ishte një terren i panjohur për të. Ndërmarrja e udhëtimit në drejtimin jugor për në Gjirokastër u ndërmor mesditën kur ndodhi aksidenti.
“Përplasja mes dy mjeteve ka qenë tangenciale dhe kjo është përcaktuar edhe nga pozicionimi i Range Roverit ne dy metra pas ndodhjes së aksidentit. Gjurmët e frenimit në vendngjarje mungojnë çka do të thotë se s’ka pasur fare frenim dhe nëse do kishte, mbi atë bazë do përcaktohej sa shpejt ka qenë Land Roveri”.
Ekspertët konfirmojnë se “nëse do të kishte përplasje frontale, përgjithësisht energjia e cliruar nga të dy mjetet do të varej nga pesha e secilit mjet dhe në këtë rast, pasojat do të ishin vecse me lëndime. Por në rastin në fjalë me përplasjen tangenciale një pjese e energjisë e përthith goditja, kurse pjesa tjetër e ruan lëvizja“-thuhet në raport.
Pyetja që shtrohet është nëse të dy mjetet do të kishin respektuar shpejtësinë e lejuar prej 30 km në orë që është dhe shpejtësia e lejuar, do të ndodhte ky aksident me këtë pasojë? Ndërkaq Rexhina Çelhakaj ndodhet në spitalin e burgut në gjendje të rënduar mentale si pasojë e asaj që ndodhi.
Madje edhe në masën e dhënë të arrestit që iu komunikua teksa ishte shtruar, ajo vetëm ka qarë dhe shfajësuar duke thënë se nuk ka qenë me shpejtësi dhe se furgoni me pasagjerë drejtuar nga Bardhi Proda, erdhi me një shpejtësi skëterre aq sa nuk e pandehte se nga erdhi. Ditët vijuese, grupi i ekspertëve të ardhur nga Tirana, do të përcaktojë edhe konkluzionet që do t’i shërbejnë organit të akuzës për të zbuluar shkaqet reale të aksidentit ku humbën jetën 5 persona mes të cilëve edhe drejtuesi i furgonit të pasagjerëve.
Përveç shoferit Bardh Prodo, viktima të aksidentit mbetën pasagjerët, çifti i bashkëshortëve, Drita Korçari, 72 vjeçe dhe Fiqiri Korçari, 77 vjeç, banues në Tiranë si dhe çifti ukrainas, Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe, banuese në Ukrainë dhe Olesandr Fediaieva, 53 vjeç, banues në Ukrainë. U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe përdorimi i gurit fresibël që të nxirren trupat nga furgoni i cili ishte shtypur krejtësisht. Ndërsa e vetmja e mbijetuar nga furgoni, është Greta Gaberdini, 25 vjeçe, banuese në Tiranë. Shqiptarja.com



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Restorant në Shëtitore kërkon Kamarier Restoranti dhe Pjatalarëse
31/08/2110:46

Një grua humb ndjenjat në Bulevardin e Sarandës, Adrian Gurma dhe qytetarë i japin ndihmën e parë
31/08/2110:46

Manastiri Shën Kollit në Mesopotam unikal në Evropë/ Edhe katolik edhe ortodoks
31/08/2110:46

Policia: Bllokuam një skaf, hyri në zonën e kufizuar, pronarit gjobë 1.1 milion lekë – VIDEO
31/08/2110:46

VIDEO – Shpella e Shën Marinës – Bogaz, Konispol
31/08/2110:46

Policia bllokon një tjetër skaf, në 2 javë 54 skafe të bllokuar në Sarandë – VIDEO
31/08/2110:46

Ambasadori Britanik takim me Gledis Nanon: Krimi nuk paguan kurrë!
31/08/2110:46

MANXURANE RESTAURANT KËRKON NDIHMËSE NË KUZHINË
31/08/2110:46

Zjarrfiksja luftë me zjarrin në aksin Sarandë – Butrint, helikopteri në malin e Sopotit
31/08/2110:46

Dhunoi fizikisht ish të dashurën, arrestohet 33-vjeçari në Sarandë
31/08/2110:46






Rezervime

Dhomë me kuzhinë, për pushime me miqtë
31/08/2110:46

Apartament Ionian Saranda Sea
31/08/2110:46

Dhomë familjare për pushime, me kuzhinë
31/08/2110:46

Apartament Ksamil 1+1
31/08/2110:46

Apartament 1+1
31/08/2110:46
Suvenire

Suvenire nga Saranda
31/08/2110:46

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
31/08/2110:46

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
31/08/2110:46

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
31/08/2110:46

Suvenire nga Saranda – Shegë
31/08/2110:46




