Denoncimi: Po na ndërhyjnë në pronë! IMT Himarë na thotë sot është e shtunë – VIDEO

11/01/2515:52

Shperndaje:

Banori nga Lukova denoncon: Po na ndëryjnë në pronë, telefonuam IMT Himarë dhe na thonë nuk vimë se sot është e shtunë!

Në lidhje me një situatë shqetësuese që po ndodh në fshatin Lukovë, dua të denoncoj publikisht veprimet e papërgjegjshme të familjes Çuni, e cila ka vijuar të kryejë punime ndonëse është paralajmëruar nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) pranë Bashkisë Himarë për të ndaluar çdo ndërhyrje në pronën time dhe zonën përreth.

Dua të theksoj se kjo sjellje e vazhdueshme, ku përbuzet ligji dhe autoritetet përkatëse, është jo vetëm e padrejtë, por edhe një akt që cenon rëndë marrëdhëniet e fqinjësisë dhe rregullat bazë të bashkëjetesës qytetare.

Kërkoj me ngulm ndërhyrjen urgjente të Bashkisë Himarë, të IMT-së dhe institucioneve përgjegjëse për të ndaluar këto veprime të paligjshme dhe për të garantuar mbrojtjen e të drejtave të mia pronësore. Ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë, pa përjashtim.
Edmond Spiro, banor i Lukovës

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qeveria hap rrugën e privatizimit të Vilës Qeveritare në Sarandë, nga pronë publike në destinacion turistik
Kalimet e këmbësorëve në rrugën “Lefter Talo”, Bashkia pranon problemin dhe paralajmëron ndërhyrje
Bosco Restaurant & Pizzeria në Sarandë kërkon Picier. Ofrohet akomodim
Dafina Allkushi: “Rrugët në Gjashtë në gjendje katastrofike” – Bashkia premton përfundimin në Maj
Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë 30 Prill 2026
Kompania Gramoz D kërkon të punësojë Magazinier në Ksamil

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.