Demokrati reagon i revoltuar: Ina Zhupa po na përçanë dhe shkatërron proceset

DANIEL DIKE DENONCON PROCESIN E ZGJEDHJES PËR ANËTARËT E KRYESISË SË PD SARANDË:

 

 

Falenderoj gjithë delegatët e Partisë Demokratike të Sarandës që i rezistuan sot presionit dhe makinacioneve dhe votuan kandidaturën time për anëtar kryesie të degës.

Pas përfundimit të procesit, fillimisht kandidatura ime u shpall fituese, por me rinumërim, cuditërisht dola me 2 vota më pak duke u renditur një vend me poshtë se fituesit.

Pak rëndësi ka për mua të qenit apo jo anëtar kryesie. Ajo që më shqetëson sot, por që duhet të shqetësojë edhe drejtuesit më të lartë të Partisë Demokratike, është vazhdimi i avazit të vjetër të ndërhyrjeve të deputetes Ina Zhupa duke i kthyer ato që duhet të ishin procese demokratike, në procese përcaresë në kufijtë e qesharakes

Konkretisht po ju vë në dijeni se ashtu sic ka ndodhur në cdo proces, dega lokale e Forumit Rinor ka përpiluar listën e saj të delegatëve, me vendimmarrje absolute të saj. Kësaj rradhe, lista e dërguar për miratim nga FRPD Sarandë, jo vetëm që nuk është pranuar, por është ndryshuar, duke hequr anëtarë e kontributorë jo vetëm të vjetër, jo vetëm pinjollë të familjeve e fiseve demokrate e qëndrestare të qytetit, por të rinj që kanë sakrifikuar gjithcka nga vetja e tyre këto 11 vite opozitë. E gjithë kjo sepse këta të rinj nuk pëlqeheshin nga deputetja Ina Zhupa e nga disa “xhaketa të vjetra” simbole të korrupsionit të qeverisjes 8 vjecare të PD në Sarandë. Nuk pëlqeheshin jo se ata me të cilët u zëvendësuan kishin më shumë kontribute, ishin më të shkolluar apo më të pregatitur politikisht, por sepse mund të mos votonin listën e shpërndarë nga këta “xhelatë” politikë ditën e natën nëpër delegatë, për t’u votuar në kuvendin e sotëm.

Mua nuk më ka bërë demokrat asnjë pozicion, nuk më ka motivuar për punë asnjë ofiq e ambicja nuk ma ka mposhtur kurrë arsyen. Partia Demokratike është trashëgimi e imja familjare, është pjesë e pandarë e fëmijërisë, rinisë e burrësisë time. Përmes kontributit 11 vjecar në opozitë kam mësuar se si mund të sakrifikosh për ideal e jo për përfitim. Nuk kam firmosur kurrë në një bordero shteti e as nuk pres të përfitoj më shumë se cka jap, ndryshe nga ata që shpinën e demokratëve shpesh e kanë pasur si tapet për të shkelur.

 

Unë jam dhe do të mbetem demokrat me shpirt e zemër! Do të hy tek ajo derë tashmë si anëtar i thjeshtë, por do vazhdoj të tregoj se djersa që do të derdh, do ta bëjë më të madh pellgun se jargët e atyre që sakrifikojnë demokracinë e një partie për interesa të ulëta meskine.

Ju përqafoj,
Daniel Dike

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti pret Albpetrol në Sarandë, ndeshja transmetohet LIVE në Saranda Web
Lexoni më shumë
Saranda, qyteti ku investimet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit riparohen pafund
Lexoni më shumë
Elisa Spiropali letër Skënderbeut: Përgjigjja që presin prej teje nuk është një tjetër fjalim, por një vendim
Lexoni më shumë
Atentati me tritol në Gjirokastër, arrestohen dy persona dhe shpallen në kërkim dy të tjerë
Lexoni më shumë
Hotel Olympia në Sarandë kërkon Roje‐Mirëmbajtës dhe Sanitare
Lexoni më shumë
Rrëfimi që të këput shpirtin i Alida Metaj në Sarandë: “Djalin e lë të mbyllur me çelës në shtëpi që të shkoj në punë”
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.