DELVINE: Plagoset polici ne aksionin antikanabis

04/07/1711:45

Shperndaje:


DELVINE: Plagoset polici ne aksionin antikanabis.
Një punonjës policie është plagosur në shpatull dhe kokë, pasi është rrëzuar në një zonë të pyllëzuar gjatë një aksioni policie antikanabis.
Ngjarja ka ndodhur gjatë kontrollit të territorit mbi Palohor të Delvinës në një terren të pyllëzuar e të thepisur, në afërsi të malit Sopot, punonjësi i Policisë B.H, duke kontrolluar në këmbë territorin është rrëzuar aksidentalisht dhe u dëmtua në shpatull dhe kokë.
Menjëherë është transportuar në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore.
Pas ndihmës së parë të dhënë në spital, Polici i lënduar do të transportohet me helikopter për ndihmë më të specializuar në Tiranë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka telefonuar menjëherë punonjësin e Policisë duke i uruar shërim të shpejtë dhe i siguroi se do të merret çdo masë e nevojshme dhe ndihmë mjekësore.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Jungle Lounge në Sarandë kërkon Kamariere dhe Hostes
Arsid Gjura (R Jay) nga Saranda, “Dashuri Mëkatare” merr 7 vlerësime ndërkombëtare
Pajtim Çaushi promovon në Sarandë romanin e ri “Shitësit e Reve”
Jako Premium Hotel kërkon Sanitare. Ofrohet akomodim
Restorant “Nëndetsja” në Sarandë kërkon Kamarier. Ofrohet akomodim
Hotel SOARE në Ksamil kërkon të punësojë Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.