Delvina ndal Shkumbinin drejt Kategorise se Pare, akuzat e peqinasve
Kryesuan nga fillimi e deri në fund dhe sot peqinasit, tre javë nga fundi i garës detyrohen që të lënë kreun dhe të zbresin në vendin e dytë. Ja postimi i tyre pak minuta më parë: “Mbaroj miq një ndeshje e paravendosur që pa filluar, nga një kamikaz që përfaqëson më së miri këtë federatë të kalbur që nga themelet, si dhe e mbushur me njerëz pa moral dhe pa asnjë pikë burrërie! Si dhe nga një ekip provincial ashtu siç është dhe me plotë meritë një fshat si Delvina, që asgjë se lidh me futbollin dhe sot u panë qartë “trimat e xhajahos” që edhe pse me sistemin pas tyre nuk mund të shkonin me shumë se një barazim”.
Por, peqinasit e kanë edhe me vendasit, që vetëm futboll nuk luajnë, por bëjnë vetëm dhunë në fushën e lojës dhe gjyqtari duhej që në pjesën e parë të jepte të paktën dy kartonë të kuq për ta: “Që në pjesën e parë, vendasit duhet të ishin me dy lojtarë më pak, pasi lojtarët e tyre kujtonin se ishin në ring e jo duke luajtur futboll. Pjesa e mbetur e lojës nuk do më koment…
Gjithsesi, një falënderim shkon për çunat tanë që sot treguan kulturë dhe qytetari, pasi përfaqësojnë këtë fanellë plot krenari. Ne jemi Shkumbini dhe këtë mos e harroni. Duan apo nuk duan disa ne do të jemi aty kun a takon, pavarësisht se na luftuan dhe vazhdojnë të na luftojnë nga të gjitha anët. Forca Shkumbini, një dashuri që nuk shteron kurrë!”, – ka qenë ky postimi i peqinasve”.
Ky takim, i cili ka qene edhe takimi me i rendesishem i Kategorise se Dyte eshte transmentuar LIVE nepermjet Saranda Web
PJESA I
PJESA II
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
Suvenire nga Saranda
28/04/1919:28
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 27
28/04/1919:28
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 3
28/04/1919:28
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 30
28/04/1919:28
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 21
28/04/1919:28